LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ende asnjë përgjigje nga Ministria/ Studentët mbledhin 10 mijë firma për kthimin në auditore

2 Shkurt 2021, 15:40, Sociale CNA
Ende asnjë përgjigje nga Ministria/ Studentët mbledhin 10

Studentët vijojnë mbledhjen e firmave për rikthimin në auditore.

Në një shkresë të hartuar prej përfaqësisë së tyre drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve, studentët bëjnë me dije se kanë arritur të mbledhin 10 mijë firma.

Ata theksojnë se provimet online vënë studentët në kushtet e pabarazisë dhe pamundësisë për sigurimin e kushteve, ndërsa shtojnë se opinionet e pedagogëve nuk përfaqësojnë vullnetin e tyre.

?Ju bëjmë me dije se peticioni për hapjen e auditoreve është mbi 10 mijë nënshkrime. Më poshtë ju paraqesim listën e të gjithë nënshkruese. Ju bëjmë të ditur gjithashtu se kërkesat tona për hapjen e auditoreve lidhen me zhvillimin e seminareve, praktikave dhe punët e laboratorit duke përjashtuar zhvillimet e leksioneve. Kërkojmë që zhvillimi i provimeve të përfshihet si pjesë e kërkesës së studentëve për hapjen e auditoreve dhe marrjen drejtpërdrejtë të studentëve në provime.

Ne studentët kundërshtojmë zhvillimin e provimeve online për shkak të pamundësisë dhe pabarazisë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe parabazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues. Opinionet e pedagogëve dhe administratës së universiteteve nuk përfaqësojnë vullnetin e studentëve dhe jo detyrimisht mbrojnë interesin e tyre?

Lajmet e fundit nga