LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ashpërsohen lejet për të burgosurit, çdo i dënuar 20 ditë liri në vit

2 Shkurt 2021, 15:45, Sociale CNA
Ashpërsohen lejet për të burgosurit, çdo i dënuar 20

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një udhëzim të ri që parashikon procedurat e lejeve të veçanta dhe atyre shpërblyese për më shumë se 6 mijë të dënuar në 24 burgje në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Udhëzimi i ri, botuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare, përcakton qartë kriteret e përfitimit të këtyre lejeve ndërsa vihet re edhe një ashpërsim i rregullave që ka për qëllim shmangien e abuzimeve apo thyerjen e tyre.

Kështu, çdo i burgosur ka të drejtën e 20 ditëve leje në vit. Kjo kohëzgjatja për çdo të dënuar përcaktohet mbi bazën e disa treguesve, si sjellja e të dënuarit, trajtimi për herë të parë me leje shpërblyese, pjesa e mbetur e dënimit si dhe situata social-ekonomike e familjes.

Ndërkaq, pjesë e procedurave janë edhe raportet që duhet të përgatisë seksioni ligjor edhe ai i sigurisë e kujdesit social pas marrjes së kërkesës për leje nga të burgosurit. Ndërsa përgjigja e drejtorit të burgut për të aprovuar ose jo lejen, duhet të jetë brenda 48 orësh nga momenti i kërkesës.

Ajo që bie në sy është se për të marrë një leje shpërblyese apo të veçantë duhet të plotësohen disa kritere të cilat janë normative. Mes 17 të tillave, përfshihen dhe rastet kur i dënuari nuk ka paraqitur rrezikshmëri të veçantë shoqërore, brenda një viti nga paraqitja e kërkesës apo dhe kur nuk ka nxitur apo nuk është përfshirë në rebelimin e të burgosurve.

Sakaq, komisioni përgjegjës nuk do të japë leje edhe për ata të burgosur të cilët mashtrojnë sa i përket gjendjes së tyre shëndetësore apo dhe nuk kane mbajtur higjienën personale./euronews

Lajmet e fundit nga