Connect with Us

Alimadhi zbulon prapaskenat në Kuvend/ Çfarë u gjet në vendet e deputetëve

Politikë

Alimadhi zbulon prapaskenat në Kuvend/ Çfarë u gjet në vendet e deputetëve

Publikuar

-

/
“Nuk kam dashur të shitem”/ Adriatik Alimadhi vetëofrohet te PS: Jam gati të bëj pakt me Ramën

Deputeti Adriatik Alimadhi, ka denoncuar shpërndarjen e një formulari në sallën e Parlamentit, ku deputetëve iu kërkohej të firmosnin se cilit subjekt politik i përkisin deputetët.

Sipas Alimadhit, është një kërkesë politike e ardhur nga jashtë institucionit të parlamentit nga disa subjekte për të kërkuar mandate deputeti për tu regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.

Alimadhi thekson se tashmë po kuptohet qartësisht se ata që lanë mandatin janë bërë pishman për heqjen dorë nga mandati i deputetit dhe po kërkojne deputetë të tjerë.

“Ne seancen plenare, te dates 28 Janar, ne vendet e deputeteve ishte vendosur nje formular ku deputetet e opozites duhet te firmosnin kete formular se cilit subjekti politik i perkasin. I sigurt se eshte nje kerkese politike e ardhur nga jashte institucionit te parlamantit nga disa subjekte per te kerkuar mandat deputeti per tu regjistruar ne zgjedhjet e 25 prillit 2021, kjo sigurisht me deshiren dhe bashkepunimin e drejtuesve te sotem te parlamentit.

Po flitet se disa deputet kane firmosur qe ju perkasin disa partive si pd, pr, lsi apo edhe subjekteve te tjera politike, por kjo e fshehte…ngelet per tu pare ne vazhdim se per ke subjekt tjeter kane firmosur deputet te tjere, se cilit subjekti tjeter politik i perkasin? Besoj se kjo mundet te jete edhe nje presion ndaj pd-se per t’i kerkuar mandate sa me shume por edhe marrjen e mandateve qyl, me preteksin se ne hyjme vetem ne zgjedhje, do presim dhe do te shohim.

Por ama ne do presim, nuk do prishim gojen si ju te paudhet, qe nuk late gje pa bere dhe pa thene per ne. Pse nuk behen te ditur edhe formular te tjere te firmosur nga deputetet? E para kjo tregon qarte bashkepunimin midis atyre per te ruajtur kapjen e sistemit te vazhdimesi se politikes 30 vjeçare.

Tashme po kuptohet qartesisht se ata qe lane mandatin jane bere pishman per heqjen dore nga mandati i deputetit dhe po kerkojne deputet te tjere.
Por nga ana tjeter tregon çdo dite e me shume se marrja e mandatit te deputetit ka qene nje veprim i duhur, i drejte kushtetues, ligjor, juridik, por shume i rendesishem per fatet e vendit dhe per demokratizimin e institucioneve te tij.

Çdo te thone tani keto subjekte politike, opinionist te famshem, gazetar te ndryshem, apo cilido individ tjeter sahanlepires qe kane derdhur lume sharjesh per keta deputet qe moren mandatin e deputetit, pra kjo tregon se kishin plotesisht te drejte. Çdo te thone per ata qe kane firmosur tani per keto subjekte politike, etj., qe keta deputet jane shitur serisht? Vazhdoni pra flisni dhe shani me gojen tuaj te shpifur. Thoni qe keta deputet jane blere perseri kaq apo aq mijera euro apo miliona leke, flisni mor te shthurur, apo ju duhen sot keta deputet. Thoni pra, flisni, shani dhe leshojeni gojen tuaj te ndyre pa dogan, pse nuk flisni? Ju pra jeni blere me para. Te gjitha ato sharje, perbaltje, fyerje, balte e hedhur padrejtesisht per keta deputet ishte gabim dhe gjuha juaj i perkiste thjeshte mendesise se shkuar komuniste. E prandaj nje shprehje e urte popullore thote: se gjykatesi me i mire eshte koha. Koha na dha te drejte”, shkruan Alimadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Degët e PD së qarkut Berat/ 63% e delegatëve firmosin për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pesë degët e Partisë Demokratike të qarkut Berat kanë publikuar sot listat me emrat e delegatëve të cilët kanë firmosur pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në 5 degët e PD-së kanë firmosur 260 nga 413 delegatë, duke e çuar në 63 % numrin e delegatëve që i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Nga dega e Beratit kanë firmosur, 125 nga 198 delegatë, pra 63% e anëtarësisë e kësaj dege. Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 delegatë. Nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46 delegatë.

Nga dega e PD-së Kuçovë kanë firmosur 82 nga 102 delegatë dhe nga dega e PD-së Skrapar kanë firmosur 20 nga 33 delegatë.



Në momentin që drejtuesit e degëve kanë lexuar listën, i pranishëm ka qenë edhe kreu i FRPD , Belind Këlliçi.

LEXO EDHE:  “Parlamenti të miratojë Kodin e ri Zgjedhor”/ PD thirrje Ruçit: Ushtro përgjegjësitë si Kryetar Kuvendi

LEXO EDHE:  “Kanë dalë nga binarët”/ Rama nuk kursehet ndaj opozitës

Sekretarja funksionale e degës së PD Berat, Desantila Orizaj ka theksuar se,  më shumë se 60% e delegatëve i janë bashkuar Sali Berishës pasi kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz.

Kryetari i degës së PD-së Kuçovë ka deklaruar se 80% e delegatëve të degës së PD-së Kuçovë i janë bashkuar liderit Sali Berisha pasi e shohin si të vetmen shpresë për rikthimin e PD-në pushtet.

Qemal Braho, i cili është përfaqësuesi i PD-së Skrapar, është shprehur se, ata që nuk kanë firmosur formularët për Kuvendin e 11 Dhjetorit janë të lëkundur sepse janë në marrëdhënie pune./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Luli dhe çeta e dumbashistëve

Publikuar

-

Nga

Historia e Shqipërisë, ka njohur dumbabistët, tani po njeh edhe dumbashistët.

Më poshtë po sjellim një shënim me disa emra, pas një qëndrimi të mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e Devollit, ku në fakt me përmendjen e tyre, doktori ndoshta i ngriti disi, një grup të paguar në paradhomën e Lulzim Bashës që ta mbrojë këtë të fundit, gjoja në emër të konservatorizmit dhe pro-amerikanizmit.

Dikur, disa prej tyre ishin kritikë të Lulzim Bashës, sot po e mbrojnë këtë të fundit.

Janë katandisur thjesht si çeta e dumbabistëve të Haxhi Qamilit, që donin babë Sulltanin dhe jo Shqipërinë e lirë.

Kështu janë këta individë e klientelë, shërbetorë të Lulzim Bashës, të pështirë, të neveritshëm, të pa vlerë, të palogjikshëm që mendojnë se janë PD, se kanë lidhje, duke gjetur disa hapërira mediatike dhe që mendojnë se janë këta që vendosin se janë këta i japin linjën politike të Partisë Demokratike.

Janë këta që japin idetë, janë këta që japin zgjidhjet, janë këta që japin mendim.

Ata janë një tufë kokë-boshësh që s ‘dinë se ç’flasin.

Ndonjëri i dënuar për mashtrues, një tjetër sharlatan publik, një tjetër as për klloun në cirk nuk e marrin, por kanë gjetur hapësirë në ekranet shqiptare, ku kuptohet të sponsorizuar dhe të mbështetur nga Rilindja, nga zyra e propagandës së Endri Fugës, që shpesh është quajtur edhe zyra e Gëbelsit dhe dumbabistët e Lulzim Bashës janë në aksion.

Berisha në Devoll tha se flasin gjatë gjithë javës dhe shkojnë në xhami të lajnë mëkatet.

Që shkojnë në xhami bëjnë mirë, por ju falen apo jo mëkatet këtë e di vetëm Zoti.

Në fakt të shkosh në kishë, xhami, të falesh bën mirë, të respektosh institucionet e kultit, nuk ka asnjë gjë të keqe, por kishë e xhami që lan mëkatet e dumbabistëve vështirë se do gjendet, megjithëse janë vende për mëkatarë.

Le ti shohim pak a shumë.

Vehap Kola, se çfarë ky në jetën politike të Partisë Demokratike i dalë nga hiçi, i sponsorizuar nga rrjetet në paradhomën e Lulzim Bashës me statuse në rrjete sociale.

Një nga njerëzit që çfarë nuk ka thënë kundra Lulzim Bashës, sot është mbrojtës i tij.

Duhet mbrojtur Luli se e merr PD-në, Saliun. Patjetër, partinë e merr ai që ka shumicën.

Mund ta marrë Saliu, mund ta marrë Grida, mund ta marrë Gaz Bardhi, kushdo që ka shumicën.

Partia dhe shumica e saj vendosin. Nuk vendos as Vehap dumbabisti, as Lulzim Basha vetë që është në detyrë dhe as Sali Berisha, sepse mund të dalë dikush që mund edhe Berishën.

Mjafton ta lexosh paksa për të kuptuar se sa i neveritshëm është kthyer Lulzim Basha dhe me kë ka ngelur.

Hapësirën mediatike, pionieri Vehap e ka, kudo në mediat e Rilindjes, është bërë filozof, analist, dumbashist, e të tjerë.

Vijmë tek i dyti, ky është më fantastiku.

Konservatori Fitimtar Zekthi i dënuar si mashtrues me vendime gjykate, duke folur gërr e duke ia bërë Vehapi vërr, të dy bashkë bëjnë një duet të paparë mediatik.

Megjithëse Vehapi po lufton, Fitimi ka fituar. Kjo sepse Fitimin e gjejmë më shpesh ekraneve dhe Vehapin akoma jo.

I treti është “qenushi i vockël”, i Mero Bazes dhe Genc Pollos, njëfarë Namir Lapardhaja.

Shkruan statuse në facebook dhe ia bën lajme Mero Baze. Thotë budallallëqe për PD dhe ia nxjerrin mediat e Rilindjes.

LEXO EDHE:  Parlamenti nis procedurat për zgjatjen e Vettingut/ Opozita u largua pasi nuk u mor parasysh kërkesa

LEXO EDHE:  Paralajmëron Dashamir Shehi/ Kjo është koha e opozitës

Dje edhe sot është i njëjti qesharak publik, i grupit të këtyre çunave që duan të lajnë mëkatet të premteve. Shpresojmë dhe besojmë që zoti t’ja fali jo vetëm atij por të gjithë të tjerëve.

Por të paktën frymën e besimit të tyre ta reflektojnë në qëndrimet publike.



Jo një ditë të godasin me gur, e të nesërmen të shkojnë për të falur mëkatet.

Megjithëse Namiri rrezik nuk di të gjuajë as me gurë sepse maksimimi i gjuajtjes së tij ka qenë puthja e tullackës së Roland Bejkos.

Rolandi në vetvete është një tjetër dumbashist.

Ky nuk është për të qeshur, ky është i pështirosur. Një njeri që ka shpartalluar Partinë Demokratike në Gjirokastër, që ka kosto politike.

Ka kandiduar në dy zgjedhjet e fundit, ku ka humbur. Ka qenë kryetari i degës, dhe do të qëndrojë atje thjesht dhe vetëm për një arsye, sepse Sali Berisha i dha rrogën kur u zhduk për shumë kohw në Francë, gjoja për të bërë një shkollë.

Erdhi në Shqipëri dhe tani mban leksione dumbabiste, bashkë me grupin e Namirit, Fitimit apo Vehapit. I mjeri Bejko ku është katandisur.

Shkojmë më tej, janë edhe  disa të tjerë, por e mbyllim me këta të katër. Se del ndonjë nga këta që iu tregon shqiptarëve si gatuhet hap portal.

Del ndonjë tjetër nga këta që e paguan Desada, del ndonjë nga këta që nuk e takon as kunati, nuk paguhet nga paradhoma.

Por i japin një copë bukë ose shkon dhe e merr në oborr kur ngelet pa bukë e kështu me radhë.

Përmendëm katër dumbashistë, nuk po përmendim ndonjë personazh tjetër si Agron Gjekmarkaj, i cili shikohet me aq adhurim nga Gaz Bardhi, apo Agim Baçi që sëbashku janë pjesë e sektit dumbashist.

Por, po e lëmë me pjesën e mëspirme, me këta intelektualët e paepur të Luli Bashës, me këta personalitet etë vyera që i duhen kaq shumë Shqipqërisë.

Fjala e Vehapit, që shkon tek Namiri e pastaj tek Fitimi, që t’ja kërcasë Rolandi, në fund del Gazi dhe nga ana tjetër shkëlqen Agroni.

Një komaradare e shpuar që po mbytet bashkë me Lulzim Bashën dhe kërkon të mbajë peng PD-në.

PD do të bëhet më e madhe, më e mirë, ditën që këta personazhe qesharakë publik. Do të kuptojnë se askush nuk qëndron në krye pa verdiktin e shumicës.

Është shumica që vendos. Nuk vendosin dumbashistët apo dumbabistët e Lulzim Bashës. Koha e tyre ka marrë fund.

Është koha që të vendos shumica jo vetëm në PD, por edhe në politikë. Në rast se nuk ju pëlqen verdikti i shumicës, ose qëndrojnë dhe garojnë, dukë dhënë alternativë, ose shkojnë dhe ndërtojnë një alternativë të re.

Kjo është zgjidhja e vetme që ka ngelur tashmë për pak ditë, për tufën e dumbashistëve të mjerë të Lulzim Bashës. Na falni por Gysin nuk e harruam, ai është më pak i rëndësishëm se më i pavleri i këtyre që kemi përmendur./CNA.al

Ekskluzive-Për herë të parë/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, që dënon analistin e Bashës me burg

“Qentë” e Lulzim Bashës në aksion/ “Vërsulen për kafshime”

Dumbashistët dhe Saliu/ Përtej replikës me Agron Gjekmarkaj

LEXO TE PLOTE

Politikë

Justifikimi i panevojshëm i palaçove të Lulit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Një status në rrjete sociale i shkruar nga Kreshnik Çollaku dje në mbrëmje, ku thoshte se ata që kanë ndjekur Sali Berishën, kanë firmosur dhe kanë shkuar tek Foltorja janë serbë dhe se janë një strukturë paralele.

Nuk janë struktura paralele por janë PD-ja e cila ka Kuvend edhe status edhe gjithçka është e qartë.

Më pas Kreshnik Çollaku e hoqi atë status dhe e mohoi duke thënë se, ka përmendur vetëm struktura paralele dhe nuk ka asgjë tjetër, se nuk kishte lidhje me serbët.

Megjithëse edhe kjo është fyese sepse në PD nuk ka asnjë strukturë paralele. Pra ashtu si disa të tjerë edhe Kreshnik Çollaku mohon atë që thotë.

Nuk ju mbajnë më nervat, nuk e kontrollojnë më veten a diçka ka ndodhur, por janë bërë më tepër se të pështirë.

Kështu ka ndodhur me Gaz Bardhin, i cili tha se nuk ka firmosur askush, nuk ka firma, janë falso, nuk vlejnë, është gënjeshtër.

Por, në fakt deri më sot janë gati 2500 firma të verifikuara dhe Kreshnik Çollaku nuk ka shpërthyer pa arsye.

Arsyeja është se sot dega numër dy ku drejton motra e tij si kryetare ka publikuar se rreth 70 përqind e strukturës kanë firmosur për Kuvendin e datës 11.

Kështu si Kreshniku bëri edhe Gaz Bardhi i cili tha se firmat ishin marrë me gota rakie. Llum i quajti vetë Lulzim Basha, e kështu me radhë.

LEXO EDHE:  “Nëse fitojmë mandatin e tretë do të rishpikim veten/ Majko: Qeverisja mbetet peng i disa zyrave

LEXO EDHE:  Paralajmëron Dashamir Shehi/ Kjo është koha e opozitës



Pra, nuk është as i pari as i fundit, serbi ndoshta kryesor në Partinë Demokratike që e ka emrin Kreshnik Çollaku, se nuk mund të jesh, demokrat, konservator dhe student dhjetori me merita kur shkon dhe përshtyn mbi ata që të kanë dhënë mandatin.

Kur shkon dhe pështyn mbi ata që të kanë votuar, mbi ata që të kanë çuar në parlament. Këtë ka bërë Kreshnik Çollaku, siç e ka bërë Gazment Bardhi, siç e kanë bërë të tjerët me radhë.

Këta janë duke sharë, sulmuar dhe anatemuar demokratët, Partinë Demokratike dhe strukturat e saj.

Sepse këta në fakt janë njëfarë individësh që në PD nuk i do askush thjesht dhe vetëm donin një mandat deputeti dhe tani që e kanë janë gati të puthin prapanicën e Lulzim Bashës për të mbajtur karrierën politike./CNA.al

Kreshnik Çollaku: Demokratët e Foltores si serbët e Kosovës

“Legen, nuk jemi serb”/ Demokratët “copëtojnë” Kreshnik Çollakun

LEXO TE PLOTE