LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

8 vite nga vdekja “misterioze” e babait të saj/ PS zgjedh kandidate për deputete vajzën e ish-prokurorit Xhevat Hana

2 Shkurt 2021, 16:19, Politikë CNA
8 vite nga vdekja “misterioze” e babait të saj/ PS zgjedh

Albana Hana, vajza e ish prokurorit të njohur Xhevat Hana, do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit në zonën e Rrajcës dhe të Prrenjasit.

Ajo u bë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste përmes platformës ?Deputeti që duam?, ndërsa u prezantua nga Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla.

?Është nder për Partinë Socialiste që përfaqësuesin e vet për këtë zonë ta ketë Albanën. Është vajza e mikut të të gjithë Rrajcës, Xhevat Hanës.Për ata që nuk e dinë, Rrajca ka prodhuar burra e gra të shkëlqyera.

Rrajca njihet për njerëz me reputacion të shkëlqyer dhe Xhevati ishte një nga ata njerëz që luftoi për drejtësinë e vërtetë në Shqipëri.

Albana do të jetë pjesë e listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Ka ardhur në bazë të një procesi që ne kemi nisur duke hapur dyert e PS, jo vetëm për njerëz që militojnë Brenda partisë, por edhe për njerëz me kontribute jashtë.

Në kuadër të procesit ?Deputeti që duam? u krijua një derë për të dhënë kontribute, djem e vajza, burra e gra në fusha të caktuara, qofshin mjekë, mësues, sipërmarrës apo fermerë e jurist të shkëlqyer si Albana.Albana ka punuar në Ministrinë e Integrimit Europian deri kur Saliu e hoqi nga puna si vajza e Xhevat Hanës.?,tha Balla.

Albana Hana ka studiuar Shkenca Sociale dhe Drejte?si prane? Universitetit te? Tirane?s dhe mban grade?n Master ne? fushe?n e Demokracise? dhe te? Drejtave te? Njeriut ne? Evrope?n Juglindore nga Universiteti i Sarajeve?s dhe Bolonje?s.

Ndërsa babai i saj, ish-prokurori Xhevat Hana pati një karrierë të gjatë në drejtësi. Për disa kohë ai ka qenë edhe këshilltar i presidentit Alfred Moisiu. Mirëpo në vitin 2012 ai u nda nga jeta, vdekja e të cilit u shoqërua me një pikëpyetje të madhe për shkak se familjarët e tij ngritën menjëherë dyshimin se vdekja e të afërmit të tyre mund të kishte ndodhur si pasojë e një helmimi të mundshëm dhe jo për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme siç është raportuar zyrtarisht.

Lajmet e fundit nga