LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shqipëria nuk siguron dot doza për Kosovën"/ Rama: Ftoj 50 mjekë të Prishtinës të vaksinohen në Tiranë

1 Shkurt 2021, 19:01, Lifestyle CNA
"Shqipëria nuk siguron dot doza për Kosovën"/ Rama:

Pak javë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se sapo të merrte dozat e vaksinës anti-Covid nga Pfizer, do të ndihmonte Kosovën me disa vaksina.

Por mbrëmjen e sotme, kryeministri dha lajmin e keq se nuk mund të sigurojë vaksina edhe për Kosovën.

Në një deklaratë për shtyp me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë theksoi se për momentin mund të bëjnë të mundur vetëm vaksinimin e 50 mjekëve të Kosovës.

Nuk e kam harruar që kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën por dua të sqaroj që rregullat tejet strikte dhe kufizimet e forta që kompania Pfizer ka vendosur, siç ka bërë që ne të mbetemi strikt për mbajtjen e origjinës nga erdhën, e bën të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Nuk e bëjnë të pamundur që ne të bëjmë vaksinimin e mjekëve të spitaleve COVID të Prishtinës. I kam kërkuar ministres së shëndetësisë për të komunikuar me homologun. Ne jemi të gatshëm të presim 50 bluza të bardha nga Prishtina për të dyja dozat“, nënvizoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga