LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ka fundjavë pushim”/ Këlliçi takim me banorët e Dimalit: Bashkë do çlirohemi nga varfëria dhe harresa

1 Shkurt 2021, 09:57, Politikë CNA
“Nuk ka fundjavë pushim”/ Këlliçi takim me

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e Bashkisë Dimal, apo siç njihet nga të gjithë Ura Vajgurore.

Përmes një postimi, Këlliçi shprehet se të gjithë banorët janë të angazhaur maksimalisht për ndryshimin e madh që do të ndodhë në 25 prill, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë fundjavë pushim.

Kreu i FRPD thekson se çdo ditë është një mundësi e re për të rikthyer shpresën dhe sipas tij ka ardhur koha për ndryshim.

?Në Urën Vajgurore, të rinjtë e FRPD me në krye Ledian Dajën, na rezervuan një pritje fantastike. Janë të gjithë të angazhuar maksimalisht për ndryshimin e shumëpritur më 25 prill.

Nuk ka fundjavë pushim. Çdo ditë është një mundësi për kthyer shpresën.

Të rinjtë duan projekte konkrete, të prekshme, reale, që mos t’i largohen qytezës së tyre. Tomor Alizoti, drejtuesi politik i qarkut Berat, do të punojë bashkë me ta që Ura dhe Berati të çlirohen nga varfëria, shpopullimi dhe harresa. Duhet puna, angazhimi, besimi dhe bashkimi i të gjithë qytetarëve që mendojnë se ka ardhur koha për ndryshim.

Forca! Bëhemi të gjithë bashkë dhe Shqipëria fiton?, shkruan Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga