Connect with Us

Në pritje të vaksinave, shtohet numri i të infektuarve me Covid në Malin e Zi

Bota

Në pritje të vaksinave, shtohet numri i të infektuarve me Covid në Malin e Zi

Publikuar

-

/

Për momentin numri aktiv i të infektuarve është 7.332, ndërsa të dhënat thonë se nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 62.202 raste. Numri i personave që kanë humbur betejën me koronavirusin është 802. Qytetet ku shënohet numri më i madh i rasteve janë: Podgorica, Nikshiqi, Bijelo Pole, Budva, Kotori, Herceg Novi; Berane dhe Tivari. Në Mal të Zi për momentin funksionojnë katër spitale për Covid-19. Në Tivar është spitali i cili mbulon tërë bregdetin e Malit të Zi, në Berane është spitali për pacientët nga veriu dhe krahas tyre është edhe Qendra Klinike Spitalore në Podgoricë dhe spitali i Nikshiqit.

Humbje të mëdha në fushën e turizmit

Mali i Zi varet kryesisht nga ekonomia turistike dhe kjo fushë ka përjetuar humbje të mëdha që llogariten deri në 500 milion euro. Kjo humbje erdhi për shkak se Mali i Zi në fund të qershorit të vitit të kaluar mbylli të gjitha udhëtimet me vatrat e koronavirusit.
Operatorët turistikë, pronarët e hoteleve dhe ata të sektorit privat druajnë se e njëjta gjë mund të përsëritet edhe gjatë sezonit turistik të këtij viti. Pasojat e mbylljes së vendit ndihen në të gjitha fushat dhe ata që po e përjetojnë më së shumti janë vetë qytetarët. Mbi 7000 vetë kanë mbetur pa vende pune dhe profesionet më të prekura janë ato të hotelerisë, të tregtisë, të ndërtimtarisë dhe të komunikacionit.

Qeveria e ish-kryeministrit, Dushko Markoviq miratoi tri paketa ndihmash për ekonominë, por ato ishin të pamjaftueshme për të përballuar krizën e shkaktuar nga pasojat e pandemisë. Edhe pse Mali i Zi një periudhë dy javore gjatë muajit qershor të vitit të kaluar u shpall si corona free destianation, fushata para zgjedhjeve parlamentare dhe thirrjet e kishës serbe ortodokse për protesta dhe liturgji nëpër rrugët e qyteteve bëri që numri i të prekurve me koronavirus të rritet nga dita në ditë. Pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit dhe humbjes së pushtetit pas tri dekadash të Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Gjukanvoiq dhe partnerëve të koalicionit, partitë qëe fituan zgjedhjet shkarkuan tërësisht anëtarët e Shtabit Nacional për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shfuqizuan masat e tij, dhe tani vepron një shtab krejtësisht në përbërje të re.

LEXO EDHE:  Çfarë na pret në një botë post-pandemike?

Vaksinat po vonojnë

Ajo që tani është aktuale në Mal të Zi është çështja e vaksinimit dhe siç duket Mali i Zi është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që ende është në bisedime me kompanitë farmaceutike për sigurimin e vaksinave. Ministria e Shëndetësisë akuzon pushtetin e mëparshëm për neglizhencë dhe vonesë. Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boronoviq Bojoviq, thotë se përparësi për Malin e Zi ka furnizimi përmes programit COVAX, por shteti po zhvillon bisedime të drejtë për drejta me kompanitë ruse dhe kineze. Edhe pse ministrja Bojoviq tha se vaksinat në Mal të Zi ka gjasa të mbërrijnë në fund të janarit respektivisht në fillim të muajit shkurt kjo gjë nuk u realizua. Ministria përkatëse ka refuzuar dy donacione vaksinash me shpjegimin se vaksinat duhet të kenë miratimin nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve. Partitë që deri dje ishin në pushtet, thonë se vonesa me furnizim me vaksina është paaftësi e qeverisë së re dhe me skepticizëm shikojnë çdo veprim të saj për të frenuar dhe menaxhuar pasojat e koronavirusit.

Qeveria Krivokapiq miraton paketën IV të ndihmave për qytetarët dhe bizneset

Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiq miratoi së fundi paketën IV të ndihmave për ekonominë, bizneset, qytetarët që kanë mbetur pa punë dhe pensionistët me të ardhura minimale. Nga kjo paketë me vlerë 163 milion euro do të përfitojnë rreth 100 mijë qytetarë, respektivisht çdo i pesti banor i Malit të Zi . Sido që të jetë qytetarët e Malit të Zi edhe pse e kanë mirëpritur paketën e fundit të ndihmave, nuk janë optimistë se ajo mund të përmirësojë situatën ekonomike. Shpresa e vetme mbetet fillimi i vaksinimit, hapja e kufijve dhe rikthimi i turistëve vendas dhe të huaj./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Tronditet Berlini/ Gjenden të masakruar 5 persona brenda banesës, mes tyre 3 fëmijë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, ku 5 persona përfshirë tre fëmijë u gjetën të pajetë në një shtëpi në jug të Berlinit.

Ishte policia gjermane që gjeti pesë të viktimat në një ndërtesë banimi në Königs Ëusterhausen në Brandenburg.

Sipas zyrës së prokurorit publik të Cottbus, trupat kanë plagë me armë zjarri dhe me thikë.



Kanë qenë fqinjët ata që kanë sinjalizuar policinë, pasi kanë raportuar se asnjë prej anëtarëve që dyshohen të jenë një familje, nuk janë parë të dalin jashtë banesës.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Një skicë e trishtuar për Shqipërinë normale

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Nard Ndoka/ Kërcënon hapur Ramën

Ne supozojmë se bëhet fjalë për një krim vrasjeje”, tha zëdhënësi i policisë.

Policia është ende duke punuar në lidhje me shkaqet e këtij krimi të rëndë dhe indentifikimin e autorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kriza sociale në Afganistan, njerëzit përballen me urinë

Publikuar

-

Nga

Fitorja e talebanëve ka sjellë pasiguri në shumë nivele për të rinjtë dhe të moshuarit në Afganistan.

Studentët universitarë janë në vitet kyçe të arsimimit, por lufta dhe një regjim i ri po pengojnë karrierën e tyre.

Dhe ky nuk është i vetmi kërcënim. Me ardhjen e dimrit, Afganistani po përballet me mungesën e ushqimeve.

“Temperaturat pritet të bien në minus 25 gradë Celsius, dhe shumë familje të zhvendosura nuk kanë strehim të duhur, një kërkesë parësore nëse duan t’i mbijetojnë të ftohtit të ashpër në Afganistan. Kriza humanitare po përshkallëzohet çdo ditë në Afganistan. Uria ka pushtuar vendin. Afro 23 milionë njerëz, që është 55 për qind e popullsisë, po përballen me nivele ekstreme të urisë dhe gati nëntë milionë prej tyre janë në rrezik të urisë”, tha Babar Baloch, zëdhënës i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

LEXO EDHE:  Çfarë na pret në një botë post-pandemike?

LEXO EDHE:  Debati për testimet dhe masat e qeverisë/ Meta: Të mos humbasim durimin dhe të rrisim efikasitetin

Në të gjithë vendin, problemet ekonomike i kanë detyruar njerëzit të fillojnë punë të reja për të mbijetuar.



Në Kandahar, disa njerëz po punojnë duke mbledhur lulëkuqe.

“Erdha në mëngjes të fitoja ca para për prindërit, gjysmën e ditës shkoj në shkollë, gjysmën tjetër të ditës përgatitem për provimin por tani situata është e tillë që më duhet të bëj diçka. përndryshe nuk fitoj, dhe unë punoj për të kultivuar opium”, tha Ahmad Wali, student./Euronews

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthen vullkani në Indonezi/ Informacionet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në rajonin e Javas Lindore të Indonezisë shpërtheu vullkani Semeru.

Sumeru është një nga vullkanet më të larta në ishullin e Java është Semeru (Semeru), është quajtur edhe Muhomeru (Mahameru). Ajo është e vendosur në pjesën jugore të caldera Tanger (kompleksi vullkanik) dhe është gjatë gjithë kohës aktiv.

Pas shpërthimit shumë nga banorët që jetonin në zonat afër u evakuuan në zona më të sigurta.

LEXO EDHE:  Në Shqipëri ka rreth 82 mijë të moshuar mbi 80 vjeç/ Sa po vaksinohen (përveç personaliteteve)?!

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Nard Ndoka/ Kërcënon hapur Ramën



Në një deklaratë për “TvOne” Thoriqul Haq, Zyrtari i rajonit Lumajang u shpreh se vendbanimet përreth u mbuluan nga tymi dhe hiri kështu, shumë fshatra u zhytën në errësirë.

Për fat të mirë, nga raportimet e para nuk ka informacion për të lënduar apo persona që kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE