LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq djeg transformatorët/ Disa fshatra mbeten pa energji elektrike në Gjirokastër

1 Shkurt 2021, 20:41, Aktualitet CNA
Moti i keq djeg transformatorët/ Disa fshatra mbeten pa energji elektrike

Në disa zona në Qarkun e Gjirokastrës, kanë mbetur pa energji elektrike pasi janë djegur transformatorët për shkak të motit të keq.

Mësohet se në fshatin Goricë, në Këlcyrë, është ndërruar transformatori, pas djegjes si pasojë e shkarkesave elektrike, shkruan ballkan ëeb.

Po kështu, pasditen e sotme u bë edhe ndërrimi i transformatorit në fshatin Saraqinishtë, Gjirokastër. Fshati i thellë malor kishte tre ditë pa energji elektrike, si pasojë e djegjes së transformatorit.

 

Lajmet e fundit nga