LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mos u bëni preja e njerëzve vetëm për famë”/ Sindi ironizon Tean dhe Andin, sqaron pjesën e skenarit

1 Shkurt 2021, 10:45, Lifestyle CNA
“Mos u bëni preja e njerëzve vetëm për

Pas zbulimit të lidhjes së Teas dhe Beartit dhe shtirjes me Andin, tashmë ndjekësit janë të zhgënjyer dhe gjithnjë e më shumë besojnë se situatat në emisionin Pëpruthen bëhen me skenar.

Këtë gjë e ka shprehur dhe një ndjekës i njërës prej konkurrenteve, Sindi Locit. Sindi së fundi ka publikuar në Instastoryn e saj një foto ku shihet me pastorin Akil Pano dhe në duar mban një letër.

Ndjekësit e kanë kapur këtë detaj dhe i kanë drejtuar pyetjen: Pse i kishe ato fletat në dorë kur dole në fotografi, Apo skenari i Olsës??

Sindi është përgjigjur duke u shprehur e askush nuk e ka komanduar për asgjë që ka  bërë. Ajo ka këshilluar ndjekësit e saj të mos bëhen preja e disa personave vetëm për famë, duke thumbuar kështu Tea dhe Andin.

?Nuk e di se si t?i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dua të dini diçka, unë kurrë nuk jam ?komanduar? nga askush për asgjë që kam bërë. Jam aq e zonja për veten time sa të mos lejoj këtë gjë, ashtu si çdokush nuk do e lejonte të ishte lodra e dikujt në ditët e sotme. Për aq kohë sa unë jam në emision, nuk kam parë asnjë skenar dhe shpeshherë edhe jam habitur nga rrjedha e ngjarjeve.

Askush nuk më ka detyruar të them apo të bëj diçka që unë nuk kam dashur. Përkundrazi, kanë qenë afër meje në çdo moment kur unë kisha nevojë sepse po merrja sulme nga publiku që atëherë nuk i përballoja dot.

Kështu që ju lutem që kurrë më të mos bëheni preja e lehtë e disa personave vetëm për famë, sepse ashtu si ju gënjyen, ashtu do t?ju gënjejnë. Kaq kam për të thënë?, shkruan Sindi në postimin e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga