Connect with Us

Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike/ Të pranishëm edhe përfaqësues të SHBA

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike/ Të pranishëm edhe përfaqësues të SHBA

Publikuar

-

Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike/ Të pranishëm edhe përfaqësues të SHBA

Sot, Kosova dhe Izraeli vendosin formalisht marrëdhëniet diplomatike, duke zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë.

Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Izraelit do ta mbajnë një ceremoni virtuale për të vendosur lidhje diplomatike midis dy vendeve. Gazetari izraelit, Amichai Stein ka thënë se në ceremoni do të marrë pjesë edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Mattheë Palmer dhe i ngarkuari me punë në misionin e jashtëm amerikan, Jonathan Shrier, raporton Gazeta Express.

“Meqenëse vendosja e lidhjeve u njoftua nga ish-presidenti amerikan Trump – i dërguari i SHBA-së në Ballkan, Mattheë Palmer dhe i ngarkuari me punë Jonathan Shrier do të bashkohet në ceremoninë virtuale gjithashtu për të sqaruar se administrata e re mbështet këtë hap”, ka shkruar Stein.

Ministrja e Jashtme kosovare kishte planifikuar ta vizitonte Izraelin javën e kaluar, por udhëtimi është shtyrë sepse Izraeli ka ndaluar të gjitha fluturimet për shkak të COVID-19.

LEXO EDHE:  SHBA tjetër akuzë Kinës/ "Ka vjedhur pronën intelektuale që lidhet me koronavirusin"

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendosjte ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Ulen tensionet/ Tërhiqen bllokadat serbe në Mitrovicë të Veriut dhe Rudarë

Publikuar

-

Nga

Bllokadat e vendosura në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë, përkatësisht në vendbanimin në Rudarë, në Komunën e Zveçanit si dhe ato të vendosura në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, janë tërhequr në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

Këto bllokada janë vendosur më herët gjatë 13 tetorit nga serbët lokalë në shenjë pakënaqësie ndaj aksionit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave.

Aksioni është zhvilluar në disa qytete të Kosovës, përfshirë ato në veri.

Deri më tani, sipas autoriteteve, janë lënduar dhjetë policë dhe dhjetë qytetarë në Mitrovicë të Veriut, ndërkaq janë arrestuar ose ndaluar tetë persona. Po ashtu, dhjetë persona të dyshuar për përfshirje me kontrabandë me mallra, janë shpallur në kërkim.



Autoritetet në Kosovë kanë thënë se gjatë aksionit janë sekuestruar mallra të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra eurosh.

LEXO EDHE:  Rekord vdekjesh nga Covid në Kosovë/ Shënohen 16 viktima, qindra të infektuar në 24 orë

LEXO EDHE:  “Tik Taku po troket për shumë heronj”/ Gazetari tregon mesazhin e Ambasadës së SHBA

Aksioni në veri: Të lënduar, të arrestuar dhe barrikada

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovë kundër kontrabandimit të mallrave, është pjesë e luftës së autoriteteve të Kosovës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal.

“Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti. Ky operacion është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar mallra në mënyrë ilegale në Kosovë. Prokurorja e rastit është serbe, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë në Mitrovicë të Veriut janë shumica serbë, shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, shumica e të kërkuarve janë shqiptarë”, ka thënë Sveçla./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tensione në Veri të Kosovës/ Policë e protestues kërkojnë ndihmë mjekësore

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Të mërkurën, më 13 tetor qytetarët në veri të Kosovës po kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Drejtoresha e spitalit në Mitrovicën e Jugut, Luljeta Zhubi tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani dy policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata janë duke u ekzaminuar për të parë se çfarë lloji të lëndimeve kanë pësuar.

Ndërkaq, sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor.

Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.

“Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji. Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, tha Ellek për Radion Evropa e Lirë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, që gjenden në Mitrovicën e Veriut po raportojnë se në këtë komunë gjatë gjithë kohës po dëgjohen sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoabulancave. Qytetarët thonë se në orët e mëngjesit nisën të dëgjoheshin edhe sirena e emergjencave në këtë komunë.

Policia e Kosovës u vendosën edhe para farmacive në veri.

Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë dhe të cilët kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të zyrtarëve policorë.

Në Mitrovicë të Veriut turmat janë shpërndarë, ndërkaq aksioni i Policisë vazhdoi edhe në Zveçan. Aktualisht, në Mitrovicë të Veriut, situata raportohet të jetë e qetë.

Edhe në këtë komunë Policia ka reaguar me gaz lotsjellës pasi qytetarët në Zveçan hodhën në drejtim të forcave të rendit gjësende të forta.



Ndërkohë, në Mitrovicën e Veriut, në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve” janë vendosur kamionët në njërën nga rrugët kryesore që lidhin pjesën jugore me atë verirore të qytetit.

Aksioni policor, që ende po vazhdon është shtrirë në lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës, tha Policia përmes një njoftimi për media.

LEXO EDHE:  Situata pandemike në Kosovë/ Ja sa persona kanë rezultuar pozitivë

LEXO EDHE:  “Gjendja mund të përkeqësohet”/ SHBA porosit miliona doza të vaksinës kundër Covid

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

Policia e Kosovës ka shpërndarë disa fotografi ku shihet malli që është sekuestruar gjatë operacionit policor, që po vazhdon.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore.

Bahtiri apelon për qetësi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi në Facebook, u ka bërë ftesë qytetarëve të Mitrovicës që të ruajnë qetësinë dhe maturinë dhe “të mos bien në grackën e strukturave kriminale serbe në komunën e veriut”.

“Vetëm duke i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, mund t’i shërbejnë shtetit tonë”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kujdeset për sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës.

Një veturë e dëmtuar në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut.

Bërnabiç fton bashkësinë ndërkombëtare të reagojë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë për aksionin kundër kontrabandës që Policia dhe Dogana e Kosovës po zhvillojnë në disa lokacione, përfshirë edhe komunat në veri të vendit.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin (v.j. kryeministrin e Kosovës) Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiç përmes një komunikate për media./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kryeministri grek bën dozën e tretë të vaksinës/ Iu bën thirrje qytetarëve të pavaksinuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e tretë të vaksinës antiCovid.

Krahas kësaj Mitsotakis iu ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen. Kjo thirrje më shumë ishte për qytetarët grekë që ende nuk kanë marrë asnjë dozë,



“Le të dëgjojmë deri në fund shkencëtarët. Le të shohim të dhënat e vërteta. Le të nxitojmë të gjithë dhe të vaksinohemi në mënyrë që të rrisim më tej normat e vaksinimit në vendin tonë në tërësi. Sapo kam përfunduar dozën e tretë të vaksinës Covid-19, duke ndjekur udhëzimet e ekspertëve. Do t’i kërkoja të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, si për dozën e tretë, por në veçanti për ata që nuk janë vaksinuar ende. Sepse tanimë të dhënat janë të qarta dhe përtej çdo dyshimi sa i përket efektivitetit dhe sigurisë së vaksinës”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Pesë të vdekur në aeroportin Fort Lauderdale të Floridës

LEXO EDHE:  Përmbytjet në Kosovë/ Komuna e Prishtinës: Situata është nën kontroll

Kujtojmë se Misotakis ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer-BioNTech në më 27 Dhjetor të 2020-s dhe të dytën më 18 Janar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE