LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Infektimi i Pëllumb Piperos/ Silva Bino tregon gabimin e mjekut

1 Shkurt 2021, 13:28, Aktualitet CNA
Infektimi i Pëllumb Piperos/ Silva Bino tregon gabimin e mjekut

Në konferencën e Komiteti teknik të Ekspertëve, mjekja Silva Bino iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve për infektimin me COVID-19 të mjekut Pëllumb Pipero 14 ditë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Bino ka fajësuar Piperon, pasi sipas saj nuk ka respektuar rregullat anti Covid.

?Në lidhje me doktorin dhe kolegun tonë, është një rast infektimi nga Sars COv2, në periudhën kur nuk janë krijuar akoma anti trupat. Doktori është një person që punon dhe ka kontakte me njerëz. Ky është një shkak për të thënë dhe ata që e kanë bërë vaksinën nuk do të thotë se duhet të ulin masat e parandalimit, por përkundrazi duhet t?i zbatojnë po njësoj?, tha Bino.

Sipas saj, masat e imunitetit fillojnë pas javës dy ditë, nga doza e parë te doza e dytë, duhen 5-6 javë të krijohen antitrupat. ?Ndaj duhet të mbahen maskat dhe të zbatohen rregullat, derisa situata të përmirësohet?, theksoi Bino./CNA.al

Lajmet e fundit nga