LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërndanin kokainë/ Arreston dy persona në Tiranë

31 Janar 2021, 20:53, Kronika CNA
Shpërndanin kokainë/ Arreston dy persona në Tiranë

Policia në Tiranë ka arrestuar dy persona që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet. Një prej tyre ishte i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Me finalizimin e operacionit të koduar ?Klienti? u sekuestruan edhe 800 gramë kokainë, një automjet dhe një aparat celular.

Mësohet se në pranga është vënë Besmir Sula (Zeneli), 35 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Dibër, për veprat penale ?Vrasja me paramendim? mbetur në tentativë dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Po ashtu, është arrestuar edhe Aleksandër Algeri, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Sula, me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha kokaine , të cilën ia jepte më pas Algerit që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në Tiranë.

Shitja bëhej në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram. Dy burrat u arrestuan tek ?21 Dhjetori?, ndërsa gjatë kontrollit policia u gjeti lëndën narkotike së bashku me 1 aparat celular dhe një automjet që e përdornin për shpërndarje./CNA.al

Lajmet e fundit nga