Connect with Us

Rekord/ Mbretëria e Bashkuar për 24 orë vaksinon mbi gjysmë milioni njerëz

Bota

Rekord/ Mbretëria e Bashkuar për 24 orë vaksinon mbi gjysmë milioni njerëz

Publikuar

-

Rekord/ Mbretëria e Bashkuar për 24 orë vaksinon mbi gjysmë milioni të popullsisë

Në Mbretërinë e Bashkuar vijon vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19. Objektivi i autoriteteve është vaksinimi i 15 milionë personave deri në mes të muajit Shkurt. Në këtë grupim përfshihen të moshuarit dhe personat më të rrezikuar nga virusi.

Ditën e shtunë, në MB janë shënuar shifra rekord të vaksinimit. Konkretisht brenda 24 orëve, janë vaksinuar mbi 600 mijë persona. Deri në këto momente, mbi 8.9 milionë persona në total,  e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Qeveria parashikon se deri në vjeshtë të këtij viti, çdo qytetari në MB do t’i jetë ofruar vaksina anti-Covid.

Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet e goditura rëndë nga koronavirusit me mbi 100 mijë viktima që prej fillimit të pandemisë.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Britania/ Nis testimi për vaksinën e re anti-COVID, injektohet tek 300 persona

Qeveria është përballur me kritika për shkak të numrit të lartë të viktimave dhe infektimeve. Kritikët sugjerojnë se qeveria duhet të kishte izoluar vendin javë përpara se virusi të përhapej masivisht.

Për momentin MB gjendet në një izolim (lockdown) të tretë kombëtar, i cili ende nuk dihet se kur do të përfundojë.

Fushata e vaksinimit, më e madhja në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, shihet si një shpresë për të afruar rikthimin në normalitet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kinematografia botërore në zi/ Shuhet aktori i madh francez, Jean Paul Belmondo

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Jean Paul Belmondo, aktori francez i cili fitoi famë ndërkombëtare në klasikën revolucionare të Jean-Luc Godard, “New Wave” ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Aktori u bë i njohur për publikun shqiptarë me rolin tij në filmin ‘Zhos Profesionisti’. Belmondo, i quajtur “Bébel” nga publiku francez, u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend, në vitet ’60 dhe ’70.

Ashtu si Delon, Belmondo ishte një figurë kyçe e gjeneratës së shquar të filmave evropianë të asaj periudhe, me serinë e filmave që ai bëri me Godard-të cilat përfshinin “A Woman Is a Woman” dhe “Pierrot le Fou”, duke lënë gjurmë në kinematografinë botërore.



I lindur në vitin 1933 në periferinë e pasur të Parisit, “Neuilly-sur-Seine”, i biri i skulptorit “Pied-Noir” Paul Belmondo, ndoqi një sërë shkollash private elitare.

LEXO EDHE:  Përshkallëzohet tensioni me Rusinë/Shikoni tanket që sjell Britania në Estoni (Video)

LEXO EDHE:  Koronavirusi drejt neutralizimit/ Sot nis vaksinimi masiv në të gjitha vendet e BE, Von der Leyen jep detaje

Pas diplomimit, Belmondo filloi të aktrojë në teatër, duke u shfaqur në shfaqjet e “Anouilh”, “Feydeau” dhe “George Bernard Shaw”. Ai gjithashtu siguroi një varg rolesh të vogla filmike: në njërin prej tyre, komedinë e Marc Allegret të vitit 1958 “Un Drôle de Dimanche”, ai u dallua nga Godard, i cili atëherë ishte ende një kritik në “Cahiers du Cinéma”.

Belmondo u shfaq për herë të parë në “Molierin” e shkurtër (1956). Roli i tij i parë filmik ishte një skenë me Jean-Pierre Cassel në “On On Foot, on Horse, and on Wheels” (1957), e cila u pre nga filmi përfundimtar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti dhe Blinken diskutojnë për strehimin e afganëve

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me ndihmën që Kosova ka ofruar në strehimin e afganëve të cilët janë evakuuar nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, tha Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Ai shtoi se Sekretari Blinken i ka shprehur Kosovës mirënjohjen në emër të presidentit amerikan, Joe Biden për bashkëpunimin dhe ndihmën.

Kontaktet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës dhe atyre të SHBA-së janë shpeshtuar që prej se në Kosovë kanë filluar të arrijnë grupe të afganëve që janë evakuuar nga Afganistani.

Nënpresidentja Harris falënderon Kosovën për strehimin e afganëve

Më 2 shtator edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një bisedë telefonike me nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Britania/ Nis testimi për vaksinën e re anti-COVID, injektohet tek 300 persona

LEXO EDHE:  Vaksinimi/ Kosova harron komunat serbe



Shtëpia e Bardhë pati thënë përmes një njoftimi se nënpresidentja Harris shprehu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për ndihmën e Kosovës në përpjekjet e evakuimit nga Afganistani.

Më 16 gusht Kosova miratoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të strehuar një numër afganësh që kanë punuar me forcat e huaja gjatë 20 vjetësh të luftës në Afganistan dhe të cilët ndjehen të pasigurtë nën sundimin e talibanëve, të cilët e morën kontrollin e Afganistanit, pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë dhe të vendeve aleate.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë.

Sveçla bëri të ditur se përveç kampit Bechtel-Enka në Ferizaj, afganët tani po strehohen edhe në kampin ushtarak amerikan, Bondsteel. Aty, aktualisht janë strehuar 91 afganë.

Ministri Sveçla po ashtu bëri të ditur se sipas planit, ardhja e qytetarëve afganë do vazhdojë edhe gjatë kësaj jave./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mbi 503 mijë doza vaksinash “Pfizer” mbërrijnë në Kosovë nga SHBA

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë dorëzuar sot 556 mijë 920 doza të vaksinës Pfizer.

Prej këtij kontigjenti, 503 mijë e 100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53 mijë e 820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër Covid-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

LEXO EDHE:  Përshkallëzohet tensioni me Rusinë/Shikoni tanket që sjell Britania në Estoni (Video)

LEXO EDHE:  Basha replika me Ramën për vaksinën anti-Covid/ Shet dështimet për sukses



“Me arritjen e këtyre vaksinave dhe atyre që MSH i ka në stok, procesi i vaksinimit në masë kundër Covid-19 do të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së objektivit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vaksinimin e 60% të popullatës sipas Planit shtetëror të vaksinimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE