LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 2785 Ha tokë nën ujë/ Shkodra jep alarmin: Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë

31 Janar 2021, 10:50, Sociale CNA
Mbi 2785 Ha tokë nën ujë/ Shkodra jep alarmin: Kërkohet

Situata në Shkodër duket së nuk është aspak e qëndryshem, pas reshjeve të dendura të diteve të fundit.

Në një njoftim zyrtar Bashkia Shkodër bëhen me dije se në total janë 2785 Ha tokë e përmbytur.

Hidrometri në Dajç, në Liqenin e Shkodrës dhe ai i lumit Drin kanë kaluar kuotën maksiname, ndërkohë që lumi Kir ka prurje të shumta.

Ndërsa rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.

Njoftimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 31.01.2021, paradite

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 31.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.50 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.82 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 5cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 30cm.

Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2785 Ha

Tokë e pakultivuar      588 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe   1960 Ha

Grurë  130 Ha

Bimë Dekorative 77  Ha

Pemtore    27  Ha

Sera  3  Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.

Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 220 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha

Grurë 25 Ha

Pemtore 25 Ha

Bimë dekorative 7 Ha

Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në zonën e quajtur ?Këneta e Dajçit? (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 290 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 845 Ha

Grurë 95 Ha

Bimë dekorative 70 Ha

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Kemi  prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar 30 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 60 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Te pakultivuara 40 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 130 Ha

Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 8 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha

Pemtore 2 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 ?Për Mbrojtjen Civile ?, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e ?përroit të kufirit? Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Lajmet e fundit nga