LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbi 2,700 të arrestuar në protestat në mbështetje së opozitarit, Navalny

31 Janar 2021, 14:47, Kosova & Bota CNA
Mbi 2,700 të arrestuar në protestat në mbështetje së

Mbi 2,700 vetë u arrestuan në gjithë Rusinë, gjatë protestave në mbështetje të kritikut më në peshë të Kremlinit, Alexei Navalny. Protestat vijnë pas arrestimit të Navalny-t, pas rikthimit të tij nga Gjermania, ku u trajtua pas helmimit me agjent nervor. Policia i cilësoi protestat si të jashtëligjshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara dënuan dhunën ndaj protestuesve.

Policia ruse ndërpreu protestat në Moskë dhe vende tjera të Rusisë, ndërsa mbështetësit e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny dolën sërish në rrugë për të kundërshtuar arrestimin e tij, duke sfiduar të ftohtin, dhe duke mos u druajtur nga arrestimet dhe ndjekjet penale nga autoritetet shtetërore.

 

Bashkëpunëtorët e zotit Navalny bënë thirrje sërish për protesta gjithëkombëtare përpara procesit gjyqësor ndaj tij që pritet të fillojë të martën.

“Dua lirimin e Alexei Navalnyt, dua lirinë e vendit, dua që të kemi një jetë të mirë. Erdha sot këtu, por qendra është tërësisht e bllokuar, është e pamundur të hysh dhe është e zbrazët?, tha Mikhail, një protestues.

“Erdha për herë të parë në një protestë. Jam i lodhur nga keqërdorimi i pushtetit dhe mungesa e ligjit tek autoritetet. Asgjë nuk është qartësuar. Dua qartësi dhe ndryshim. Kjo më bëri që të vij këtu?, thotë Ivan, një protestues tjetër.

“Jam arrestuar nga policia sepse bërtita ?liri për Navalnin?. Mendoj se Aelexei Navalny u arrestua në mënyrë të paligjshme, prandaj në mënyrë paqësore po kërkoj lirimin e tij?, thotë Andrei Davydpv, protestues.

Demonstratat mbarëkombëtare pasojnë protestat e mëdha të fundajvës së shkuar që janë pjesë e një fushate për t?i bërë presion Kremilimit për lirimin e kundërshtarit kryesor të Presidentit Vladimir Putin.

Politikani opozitar u arrestua më 17 janar menjëherë pasi u kthye në Moskë nga Gjermania ku për afër pesë muaj u trajtua pas helmimit me një agjent nervor në Rusi verën e shkuar. Ai akuzoi zotin Putin se urdhëroi vrasjen e tij, gjë që është mohuar nga Kremlini.

Vetëm në Moskë policia arrestoi të paktën 100 persona në tubimin që u zhvillua nën prani të madhe policore. Mbi 500 protestues të tjerë u arrestuan të dielën në Shën Petersburg.

Autoritetet thanë se protestat janë të jashtëligjshme meqenëse nuk u autorizuan, duke paralajmëruar ndalimin e tyre dhe duke arsyetuar vendimin edhe me rrezikun e shpërndarjes së koronavirusit.

Policia e Moskës njoftoi mbylljen e shtatë stacioneve të metrosë dhe kufizoi lëvizjen e këmbësorëve në qendër të qytetit.

Në qytetin lindor Vladivostok, policia pengoi protestuesit të hynin qendër të qytetit, duke i detyruar ata të zhvendosen në shetitoren pranë lumit të ngrirë Amur.

Dhjetëra protestues u grumbulluan edhe në lindje të qytetit siberik Yakutsk, përkundër temperaturave prej -42 gradë Celsius.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar me forcë arrestimin e zotit Navalny dhe qindra arrestimet e javës së kaluar duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Në një postim në Twitter ditën e diel, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi ?përdorimin e vazhdueshëm të taktikave të ashpra kundër protestuesve paqësorë dhe gazetarëve nga autoritetet ruse për të dytën javë?./voa

Lajmet e fundit nga