LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar për vrasje në 2010/ Arrestohet ish efektivi i FNSH

31 Janar 2021, 20:41, Kronika CNA
I dënuar për vrasje në 2010/ Arrestohet ish efektivi i FNSH

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin Ylli Ceka, ish punonjës i FNSH për llogari të Gjykatës së Tiranës. Ceka është dënuar nga kjo gjykatë me 11 vite burg për vrasjen e shtetasit Edvin Vogli në datë 11 dhjetor të vitit 2010-t.

Vrasja në atë kohë është kryer me armën e punës nga ish efektivi Ceka.

Ai ishte në kërkim policor, pasi gjykata e ka dënuar me 11 vite dhe u kap nga Policia e Shkodrës, teksa lëvizte me një mjet në lagjen Sarreq.

Vrasja në vitin 2010-t ndodhi pas një konflikti, ku u përfshinë disa persona, për token ku ishte ndërtuar një pallat dhe që përfundoi me vrasjen e Edvin Voglit nga autori Ylli Ceka./CNA.al

Lajmet e fundit nga