LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berti Qerosi reagon pas vizitës së Ramës

31 Janar 2021, 17:00, Satire Politike CNA
Berti Qerosi reagon pas vizitës së Ramës

Kryeministri Rama ka zgjedhur që të jetë në fundjavë në Korçë dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa vëmendjen e Berti Qerosit, i cili është edhe strategu elektoral i LSI, njeriu që do të udhëheqë dhe drejtojë fushatën e kësaj force politike në Qarkun e Korçës.

Berti Qerosi menjëherë pas daljeve të shumta të Ramës dhe takimeve të tij ka reaguar fort në lidhje me vizitën e kryeministrit në Korçë. Mësohet të ketë thënë midis të tjerash: ?Të dashur shok, miq të LSI-së dhe LRI-së. Ju të rinjë që më frymëzoni kaq shumë, ju njerëz të ndershëm të LSI-së që keni qenë drejtorë, ju njerëz të ndershëm të LSI-së që keni qenë deputetë, ju njerëz të ndershëm të LSI-së që nuk keni marrë asnjëherë asnjë lek, ju njerëz të ndershëm të LSI-së që respektoni kaq shumë personazhin tim si personalitet i shquar politik dhe intelektual me vlera në Qarkun e Korçës.

Edi Rama erdhi këto dy ditë, e çfarë tha e çfarë nuk tha, por ne nuk do të dorëzohemi. Pas largimeve të fundit që kemi pasur, me ndërhyrjen e fuqishme të Ilir Kullës dhe presidentit Ilir Meta, ne tashmë kemi rikthyer në gjirin tonë një avokat të famshëm dhe një biznesmen. Gjithashtu do të kthejmë në parti të gjithë hajdutët që na kanë ikur, për këtë të jeni të bindur. Unë kam filluar një tur të vazhdueshëm telefonatash, sipas një liste që më është dhënë nga presidenti Meta.

Mos u çudisni, këtë javë ai do të jetë në Korçë dhe ne do flasim gjerësisht me të. Do na dëgjojë, do të diskutojmë dhe do të shpalosim të gjitha parimet dhe vlerat tona. Presidenti më ka ngarkuar për të përcjell mesazhin se ai do të shoqërohet nga i famshmi dhe i vetmi zëdhënësi i tij Tedi Blushi, ky i fundit do të vijë të na tregojë se si do të komunikojmë ne gjatë kësaj fushate elektorale.

Unë duke njohur mjaft mirë marrëdhëniet me publikun dhe si një intelektual me vlera të paçmuara, kam zgjedhur të jem strategu elektoral i LSI dhe bashkë me ju të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme. Edhe po humbëm, s?ka ndonjë problem, rëndësi ka që do na vijë presidenti dhe do jemi të gjithë të bashkuar. Ilir Meta po vjen për ne. Hajdut, të të gjitha formave e fytyrave dhe racave bashkohuni, presidenti iu mirëpret në Korçë këtë javë?.

Gjithësesi ditët e fundit mësohet se, Berti Qerosi ka pasur disa shqetësime, por duket se këto i ka kaluar pas emocioneve të fundit, dhuruar nga lajmi se Ilir Meta do të jetë këtë javë në qytetin e Korçës./CNA.al

Lajmet e fundit nga