Connect with Us

24 orë lajme në 7 ditë të javës/ Starton Klan News

Aktualitet

24 orë lajme në 7 ditë të javës/ Starton Klan News

Publikuar

-

24 orë lajme në 7 ditë të javës/ Starton klan News

Nga mbrëmja e ditës së sotme ka startuar televizioni Klan News.

Mësohet se Klan News ka filluar transmetimin që nga ora 19:00 dhe do të jetë pranë publikut në çdo ditë të javës, nga e hëna në të dielë.

Televizioni Klan News është pjesë e familjes së Tv Klan dhe do të sjellë për audiencën e gjerë 24 orë lajme.

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid-19 Petrit Vasili/ Nënkryetari i Kryemadhit shtrohet në reanimacion

Televizioni do të vijë më pranë jush duke transmetuar lajme nga të gjitha fushat e aktualitetit, në politikë, sociale, ekonomi apo edhe sport dhe kulturë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministrat e rinj “çojnë” Metën në SPAK

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Presidenti Ilir Meta, ka kërkuar informacione nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, për ministrat e kabinetit “Rama 3”.

Një ditë me parë Meta i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithme me të njëjtin qëllim.

Ashtu si tek Prokuroria e Përgjithshme, Meta, kërkon nga SPAK



Meta kërkon nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme nëse ministrat janë në procese gjyqësore.

LEXO EDHE:  Inceneratori i Sharrës pasoja të rënda Durrësit/ Meta: Koha për drejtësi, të ndëshkohen abuzuesit

LEXO EDHE:  Dervishi “godet” policinë/ Mezi pret që dikush të shkelë ligjin

Sipas Report tv,  Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar kërkesa për informacion në Prokuroritë e Rretheve për ministrat e rinj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Këto nuk janë beteja për Berishën”/ Gjekmarkaj justifikon Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e grupit të PD, pas përjashtimit nga grupi parlamentar të Sali Berishës.

Pas mbledhjes, deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka thënë se Lulzim Basha nuk kishte mundësi tjetër, veçse të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentarë.



Sipas tij Sali Berisha është personalitet  madh politik dhe betejat për statut nuk janë beteja për të.

Nuk shtrohet pyeta ishte vendim i gabuar apo e padrejtë. Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha apo PD-ja. Duket se ishte shtegu i vetëm për të kaluar. E kam thënë dhe në një media se Sali Berisha është person i madh politik, beteja për statut që mund të bëjë ai, nuk janë beteja për të, pasi janë të një kalibri të vogël”, ka thënë Gjekmarkaj për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI nuk bën dot grup parlamentar/ Monika Kryemadhi kërkon deputetë borxh

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Qesharake pamja e Kryetares së LSI-së e shoqëruar nga tre deputetët e partisë së vet inekzistente pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ndërsa hynte në sallën e parlamentit në nisjen e punimeve të legjislaturës së re.

Zbritja nga 19 deputetë në 4 të tillë është humbja e rëndë si pasojë e drejtimit pa asnjë ide dhe vizon e partisë, që nuk e fsheh dot as entuziazmi rinor i 362-shit Petrit Vasili.

Mirëpo Monika Kryemadhi ka tani edhe një problem tjetër, LSI nuk bën dot as grup parlamentar, pasi sipas rregullores, që një parti të krijojë grup parlamentar dihet të ketë të paktën shtatë deputetë.

Në këto kushte Monës i duhet të kërkojë lëmshë ose thënë ndryshe, të kërkojë deputetë borxh.

Mirëpo deri tani asnjë deputet nuk ka pranuar t’i bashkohet qoftë edhe formalisht grupit të deputetëve të LSI-së.



Përgojimi lart e poshtë që Monika i bën Bashës e komentet e saj sipas të cilave “e mësova që Rama është më i mirë se Basha” kanë mbërritur në veshët e liderit demokrat dhe ai nuk ka asnjë dëshirë që të merret më me Monika Kryemadhin, çka u pa edhe gjatë seancës së Kuvendit kur Basha nuk dënjoi as t’i jepte dorën, e jo më ta ndihmojë me deputetë borxh për të krijuar grup parlamentar.

LEXO EDHE:  Hapja e kufinjve/ Rama për median franceze: Bëmë punë serioze

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid-19 Petrit Vasili/ Nënkryetari i Kryemadhit shtrohet në reanimacion

Nga ana tjetër, mësohet se Monika i është lutur Shpëtim Idrizit që ai me dy deputetët e PDIU-së t’i bashkohen LSI-së, po nga burime të kësaj partie, bëhet e ditur se as zoti Idrizi nuk ka pranuar, pasi as ai nuk do që të bashkohet me një parti që ka namin e një grupi hajdutësh e të korruptuarish.

Në këto kushte, me shumë gjasë, katër deputetët e LSI-së do të mbeten si deputetë të lirë dhe LSI nuk do të ketë grup parlamentar.

Askush nuk do që të bashkohet me Monika Kryemadhin dhe Petrit Vasilin. Tek e fundit, përse duhet ta bëjnë një gjë të tillë?…/CNA.al

LEXO TE PLOTE