LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Reali e bën dramë, mposhtet në kampionat nga Levante

30 Janar 2021, 17:21, Sport CNA
VIDEO/ Reali e bën dramë, mposhtet në kampionat nga Levante

Real Madrid pëson humbjen e katërt sezonale. Los Blancos janë mundur 2-1 nga Levante, një ndeshje të cilën e luajtën thuajse të gjithën me 10 futbollistë. Militao u ndëshkua me karton të kuq, pas një faulli si lojtar i fundit.

Madrilenët gjithsesi do të kalonin të parët në avantazh në minutën e 13-të me Asension. Pas një kundërsulmi fantastik, futbollisti spanjoll arriti që të realizonte.

Levante u kundërpërgjigj mjaft mirë me Morales në minutën e 32-të, me një gol shumë të bukur. Në minutën e 64-të, Roger humbi një penallti përballë Roger, por sulmuesi do të korrigjonte shënjestrën në minutën e 78-të. Madrilenët mbeten në vendin e dytë me 40 pikë, ndërkohë që Levante ngjitet në të 9-tin me 26 pikë.

Lajmet e fundit nga