Politikë
SHËNIM/ Basha nuk është i oligarkëve

Lulzim Basha ka reaguar sërish duke përdorur termin oligark kundër biznesit, por mesa duket Luli vuan nga amnezia.
Sepse ka mjaft fakte që na tregojnë se Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me oligarkët. Basha nuk qendron dhe jeton bashkë me familjarët e tij në vilat luksoze të oligarkut Agron Papuli, siç e ka quajtur ai, dhe e denonconte pafundësisht disa muaj më parë.
E njëjta situatë është me vilat e siguruara tek “Valamar”, rezidenca luksoze në gjirin e Lalzit. Në vilat luksoze ku jetojnë oligarkët atje jeton edhe Luli, atje e ka vilën kunati, atje i kanë vilat edhe familjarët e tij.
Nga ana tjetër flet për oligarkët dhe për koncesionin e Rinasit. A nuk është kunati që e ka zgjedhur oligarkun Shefqet Kastrati, që ai e quan të tillë. A nuk hoqi zyrat e tij nga një tjetër oligark dhe i çoi tek koncesionari i Rinasit dhe rrugës së Kombit pasi tradhtoi djemtë që protestuan për rrugën e Kombit?
A nuk janë oligarkë ata që i kanë falur ‘Mercedez-in’ e tij luksoz, ata që kanë fituar dhjetra miliona euro me tenderat e qeverisë. A nuk janë oligarkë biznesmenët që ai mban në krah dhe që i financojnë partinë dhe fushatën elektorale?
Prandaj Lulzim Basha nuk ka lidhje me asnjë oligark, nuk i njeh oligarkët dhe nuk do të qeverisë me oligarkët.
Ai do të qeverisë me popullin të cilin po e pyet cilat janë hallet e tij që ta ndërtojë programin me prioritetet dhe hallet që kanë njerëzit, por nga ana tjetër shpall programin ku ka vetëm ulje taksash për të pasurit dhe kryesisht për oligarkët.
Lulzim Basha nuk është vetëm shoku i oligarkëve, por ul edhe taksat për ta./CNA.al
Basha tallet me shqiptarët/ Prezanton programin pa pritur përgjigjet e njerëzve
“Nuk jam pronar i asnjë vile”/ Basha “qahet” në emision: Jetoj me qira
“Do e kallëzoj në SPAK”/ Veliaj: Basha ka marrë makinë luksoze dhe vila nga “oligarkët”