Connect with Us

Policia e Kapitolit forcon masat e sigurisë për anëtarët e Kongresit

Bota

Policia e Kapitolit forcon masat e sigurisë për anëtarët e Kongresit

Publikuar

-

Policia e Kapitolit po shton masat e sigurisë në pikat e transportit në zonën e Uashingtonit dhe po ndërmerr hapa të tjerë për të mbrojtur ligjvënësit që udhëtojnë, ndërsa Kongresi vazhdon të reagojë ndaj sulmit vdekjeprurës të këtij muaji ndaj Kapitolit.

Policia e Kapitolit do të vendosë forca rendi në aeroportet e zonës dhe në stacionin e trenit të Uashingtonit. në ditët e ngarkuara të udhëtimit, shkruante në një email që e siguroi Associated Press, zyrtari kryesor i rendit i Dhomës së Përfaqësuesve, Timothy P. Blodgett.

Ai shkruante se zyrtarët po krijonin një portal në internet që ligjvënësit të mund t’i njoftonin për planet e udhëtimit dhe u kërkoi ligjvënësve të raportonin çdo lloj kërcënimi apo veprimtari të dyshimtë.

“Anëtarët e Kongresit dhe personeli i tyre duhet të qëndrojnë vigjilentë ndaj ambjentit rreth tyre dhe menjëherë të raportojnë çdo gjë të pazakontë ose të dyshimtë,” thuhej në email-in e dërguar të enjten vonë.

Zoti Blodgett tha se ligjvënësit janë këshilluar më parë se ata mund të përdorin llogari bankare të zyrës për të paguar për sigurinë e mbrojtjes së zyrave dhe aktivitetet në zonat e tyre, si edhe për vetëmbrojtjen gjatë kryerjes së detyrimeve zyrtare.

Ai përmendte gjithashtu një përcaktim të Komisionit Federal të Zgjedhjeve të vitit 2017 se ata mund të përdorin kontributet e fushatave për të instaluar sisteme sigurie në shtëpitë e tyre.

Presidenti Joe Biden është në “kontakt të ngushtë” me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në lidhje me sigurinë e kongresit, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Zonja Pelosi u tha gazetarëve të enjten se ligjvënësit përballen me kërcënime për dhunë nga një “armik” brenda Kongresit dhe tha se do të duheshin fonde për të përmirësuar masat e sigurisë.

Komentet e zonjës Pelosi ishin një pohim tronditës i përshkallëzimit të tensioneve të brendshme midis dy palëve për sigurinë që nga sulmi ndaj Kapitolit më 6 Janar nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump.

Po të enjten, shefi i përkohshëm i Policisë së Kapitolit tha se “përmirësime të mëdha” janë të nevojshme për të mbrojtur Kapitolin dhe ndërtesat përreth të Kongresit, përfshirë gardhe të përhershme.

Barrikada të tilla kanë rrethuar kompleksin që prej trazirave vdekjeprurëse të 6 janarit, por shumë ligjvënës kanë rezistuar deri tani që t’i japin simbolit të demokracisë në vend pamjen e një kompleksi të rrethuar.

LEXO EDHE:  “Operacioni Gjuetia e Dhelprave”/ FBI zbulon çfarë po ndodh në Kinë dhe kush është vënë në shënjestër

Zonja Pelosi u përqendrua në komentet e saj tek stresi dhe fërkimet partiake që kanë vazhduar në Kongres që nga sulmi i mbështetësve të zotit Trump ndaj Kapitolit, që shkaktoi 5 vdekje.

Ajo u tha gazetarëve se mendon se Kongresi do të duhet të sigurojë fonde “për më shumë siguri për anëtarët, kur armiku është brenda Dhomës së Përfaqësuesve, një kërcënim që i shqetëson anëtarët.”

E pyetur se çfarë donte të thoshte, zonja Pelosi tha se “kjo do të thotë se kemi anëtarë të Kongresit që duan të sjellin armë në sallë dhe kanë kërcënuar me dhunë ndaj anëtarëve të tjerë të Kongresit. ”

Disa ligjvënës që votuan pro ngritjes së akuzave për shkarkimin e zotit Trump këtë muaj, kanë raportuar se kanë marrë kërcënime dhe hapat e para për të shtuar procedurat e sigurisë, kanë marrë tone të qarta partiake.

Disa republikanë kanë kundërshtuar me forcë që të kalojnë nëpër detektorë metali të instaluar së fundmi para se të hyjnë në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa zonja Pelosi ka propozuar gjobitjen e ligjvënësve që shmangin pajisjet.

Zonja Pelosi nuk tha se kë kishte parasysh kur fliste për “armikun” e brendshëm dhe një zëdhënës nuk dha shembuj konkretë.

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve që po shërben në mandatin e saj të parë, Marjorie Taylor Greene nga Xhorxhia, e cila ka shprehur mbështetje për teoritë e konspiracionit të QAnon, ka pëlqyer postime në Facebook që flasin për dhunë kundër demokratëve dhe FBI-së.

Një nga postimet sugjeronte që zonja Pelosi të qëllohej me armë në kokë. Kur iu dërgua një kërkesë për koment, zonja Greene u përgjigj përmes një deklarate me shkrim ku akuzoheshin demokratët dhe gazetarët se e sulmonin pasi përbën “një kërcënim ndaj synimit të tyre për socializën” dhe mbështet zotin Trump dhe vlerat konservatore./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  Doni të studioni në SHBA?/ Ambasada Amerikane jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  “Operacioni Gjuetia e Dhelprave”/ FBI zbulon çfarë po ndodh në Kinë dhe kush është vënë në shënjestër

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinohet kancelarja Angela Merkel/ Ja cilën vaksinë bëri

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia”, ka thënë Merkel, sipas një postimi të zëdhënësit të saj, Steffen Seibert.

Merkel shpesh ishte pyetur në lidhje me planet e saj për tu vaksinuar, por ajo kishte këmbëngulur se do të priste radhën në përputhje me rregullat e rrepta të vaksinimit të grupeve me përparësi në Gjermani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 14 qytetarë si pasojë e Covid-19. Fatmirësisht 646 persona kanë fituar betejën me virusin.

”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive./CNA.al

LEXO TE PLOTE