LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peleshi me qytetarët e Korçës/ Këtë 4-vjeçar do të fokusohemi tek ekonomia

30 Janar 2021, 08:18, Politikë CNA
Peleshi me qytetarët e Korçës/ Këtë 4-vjeçar

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Korçë, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Peleshi deklaroi se në këtë qytet janë bërë shumë punime vitet e fundi duke e transformuar komplet vendin. Ai theksoi se këtë 4-vjeçar do të fokusohen të gjithë tek ekonomia.

?Është një rrugë që po e bëjmë së bashku. Një rrugë që po të kthehemi disa vite pas, shumë kush mendonte se nuk do të bëhej realitet. Kemi arritur në një pikë që na frymëzon, për të pretenduar edhe më shumë. Projekti i Korçës nuk ka përfunduar. Kemi rritur që të kemi disa sektorë që ecin shumë mirë dhe konkurrojnë me biznese që dalin edhe përtej Shqipërisë, por jemi ende larg destinacionit që është një qytet që ofron mundësi punësimi për të gjithë. Këtë 4-vjeçar do të fokusohemi të gjithë tek ekonomia? tha Peleshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga