Connect with Us

Nga akuzat për korrupsion, tek burgu/ Pasuria e prokurorit që u përball me Krimet e Rënda

Vetingu

Nga akuzat për korrupsion, tek burgu/ Pasuria e prokurorit që u përball me Krimet e Rënda

Publikuar

-

Prokurori i cili para rreth 5 vitesh është akuzuar për korrupsion nga Prokuroria për Krime të Rënda, është në pritje të përfundimit të hetimeve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ai është prokurori i Fierit Petrit Vukaj, i cili në vitin 2015 u ekspozua nga “Krimet e Rënda”, si një rast korrupsioni në drejtësi. Prokurori i Vukaj u gjykua nga Krimet e Rënda pas pretendimeve të organit të akuzës, se ai ishte paguar 300 mijë lekë nga tre të dyshuar për të ulur dënimin ndaj E. Xh., i arrestuar për aksident me pasojë vdekjen.

Shkalla e pare, tek Krimet e Rënda e shpalli fajtor prokurorin Vukaj dhe e dënoi me 3 vjet shërbim prove. Por, në vitin 2017, Apeli i Krimeve të Rënda, shpalli pafajësinë pasi nuk e gjeti të bazuar në prova qëndrimin kundër prokurorit Vukaj.

Pasi “mundi” Krimet e Rënda, prokurori Petrit Vukaj kërkoi dëmshpërblim, për çdo ditë të mbajtjes së tij në paraburgim, duke paditur Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pas marrjes së pafajësisë ai është rikthyer në Prokurorinë e Fierit, ku ka vijuar punën normalisht. Për aspektin professional, Vukaj është përballur njëherë me drejtësinë por tashmë do të përballet me Vettingun, përfshirë këtu edhe aspektin pasuror. Të ardhurat që prokurori Petrit Vukaj deklaron, burojnë nga paga e tij dhe e bashkëshortes mësuese.

Patundshmëri ai deklaron një banesë, 2 katëshe trualli 300 m2 dhe një depo 23 m2. Në vitin 2010 ai deklaron se ka marrë hua për efekt vize jashtë shtetit nga një biznesmen, 10 000 euro. Ky borxh nuk ëhstë përmendur më në vitet në vijim.

Por, për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori, Petrit Vukaj.
Viti 2003
Shtëpi private 2 +1.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 0,626 milion lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 0,150 milion lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 872 595 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 168 000 lekë.

Viti 2005
Automjet Benz 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 873 837 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 171 250 lekë.

Viti 2006
Tokë bujqësore 3 534 m2, në emër të bashkëshortes.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 793 761 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 219 600 lekë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 876 295 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 252 000 lekë.

Viti 2008
Investim në godinën ekzistuese, 285 000 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues, 18 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 852 581 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 285 600 lekë.

Viti 2009
Depo ndërtuar në vititn 1998 dhe është në process legalizimi. Vlera 25 000 lekë.
Investime në banesë që ka të bëjë me një shtesë, të ambjetenteve të banimit me sip 576 m2. Kati i dytë në process legalizimi. Vlera 300 000 lekë.
Shitje makine me vlerë 1 000 000 lekë.
Blerë makinë, Benz, me vlerë 3 600 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 938 942 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 375 600 lekë.
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues, -5 666.30 lekë.

LEXO EDHE:  Dalin detaje të reja për sanitaren Tire Alldervishi/ Përveç vajzës, u merrte lek edhe të afërmve të së ndjerës

Viti 2010
Truall+ banesë dy kat, +ambjent ndihmës përfituar nga procesi i legalizimit. Sip trualli 300 m2. Ambjenti ndihmës 23 m2. Vlera 429 493 lekë.
Investime në banesë, në vlerën 74 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 918 749 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 396 000 lekë.
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues, -1 786 lekë.
Marrë hua për efekt vize jashtë shtetit nga një biznesmen, 10 000 euro.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 933 752 lekë dhe shpërblim 90 090 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 431 004 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse së subjektit deklarues, 101 179 lekë.
Kursime në shtëpi, 150 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 994 096 lekë dhe shpërblim 45 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 450 960 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse së subjektit deklarues, 10 844 lekë.
Kursime në shtëpi, 150 000 lekë.
Detyrime për shkollimin e djalit, 90 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 967 554 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 465 980 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse së subjektit deklarues, 9 931 lekë.
Kursime në shtëpi, 500 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 292 633 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 465 980 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse së subjektit deklarues, 161 lekë.
Kursime 900 000 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 200 075 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 508 850 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse së subjektit deklarues, 8 803 05 lekë.
Llogari kursimi, 11 139 87 lekë.
Kursime 200 000 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të bashkëshortes si edukatore, 348 853 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Drejtoria Arsimore, Tiranë, 13 641 lekë.
Të ardhura nga interesa të depozitës bankare,13 641 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 184 260 54 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Ministria e Financave për periudhën 3.12.2015-6.01.2017, në shumën 1 248 899 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues, 123 718 64 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues, në vlerë 2 200 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Drejtoria Arsimore, Tiranë, 530 548 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, 1825.18 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga vendimi gjyqësor i datës, 02.11.2017, në shumën 372 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 298 242 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues, 3 473 89 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues, në vlerë 2 940 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Drejtoria Arsimore, Tiranë, 540 258 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, 372 40 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Pasuria i “pret kokën” prokurorit/ Ku i gjeti Agim Dalipaj paratë, për shtëpinë në bregdet?

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, prokurorin e Tropojës  Agim Dalipaj.

Shkak për shkarkimin e tij, janë bërë problematikat me pasurinë dhe profesionalizmi.

Kujtojmë se Komisioni i pati kaluar barrë prove , pasurinë prokurorit Dalipaj.

ILDKPKI ka konstatuar fshehjen e një apartamenti me sipërfaqe 53 m2 në Shëngjin gjatë viteve deklaruese 2006-2008, si dhe mungesë burimesh për blerjen e kësaj pasurie.

Në kontratën e porosisë është deklaruar se çmimi i apartamentit në shumën 21 mijë e 500 euro është likujduar jashtë zyrës noteriale. Sipas KPK, bashkëshortja e subjektit ka qenë pjesë e procesit të legalizimit të këtij apartamenti, pavarësisht se ndërtimi ishte kryer nga pala shitëse.

LEXO EDHE:  Arrestohet i shpalluri në kërkim/ Ishte dënuar nga Gjykata me 2 vite burg

LEXO EDHE:  PD i publikoi dosjen e vëllait/ Fjala e plotë e ministrit Xhafaj

Shoqëria ndërtuese ka informuar se subjekti ka shlyer vlerën 1.6 milionë lekë dhe se pjesa tjetër do të jepet kur të hipotekohet. Komisioni konstaton se, megjithëse subjekti e ka deklaruar këtë pasuri në vitin 2009, nuk ka pasqyruar pjesën e shlyer dhe detyrimin e mbetur.

Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se prokurori Dalipaj e kishte hetuar shitësin e apartamentit, L.Rr. në vitin 2002 dhe se e kishte pushuar çështjen në ngarkim të tij në vitin 2003./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Plasin dorëheqjet në Prokurorinë e Tiranës/ Prokurorja “kurth” KPK me raporte mjekësore

Publikuar

-

Nga

Skandali në spitalin Covid 2/ Reagon Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Anila Galanxhi Papa, pasi ka zvarrritur Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me raporte mjekësore, ka dhënë dorëheqjen.

Sot u raportua për dorëheqjen e prokurorit Granit Shahu, por më herët, sipas Komisionit të pavarur të Kualifikimit ka dhënë dorëheqjen edhe prokurorja Anila Galanxhi, Papa.

Kujtojmë se me 27.07 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar raportin për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, Anila Galanxhi Papa, shkruan CNA.al.

Me datë 18.05.2021 është njoftuar se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Galanxhi (Papa), e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 21 maj 2021, ora 14:30, nuk do të zhvillohet,  pasi  subjekti i rivlerësimit ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore.

Më pas, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Galanxhi (Papa), e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 7 qershor 2021, ora 9:45, nuk do të zhvillohet, pasi subjekti i rivlerësimit ka dhënë dorëheqjen.

Galanxhi ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si prokurore e Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2005 e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

LEXO EDHE:  Dorëzohet Eskobari i Ballkanit/ Klement Balili drejt Tiranës
LEXO EDHE:  Arrestohet i shpalluri në kërkim/ Ishte dënuar nga Gjykata me 2 vite burg

Emri i saj është bërë mediatik dhe prokurore, pas arrestimitë të shtetasit turk Selami Simsek, i cili është dënuar me një vit burg, pasi u akuzua për falsifikim, shkruan CNA.al.

Gjithashtu prokurorja në fjalë është lakuar për një ngjarje në vitin 2016, kur policia kishte prangosur një ndërtuese (N.Q), dhe prokuroja e kishte lënë të lirë.
Kjo gjë ka sjellë përplasjen mes Policisë (Komisariati numër 2) dhe prokurores në fjalë dhe nuk dihet çfarë ka ndodhur më tej.

E vetmja gjë që dihet është incidenti, që është pasqyruar në shtyp, incident për të cilin kishte dijeni edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Sa i përket pasurisë, prokurorja Galanxhi të ardhurat i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Ndërsa patundshmërinë, bashkëshorti i saj e ka të trashëguar./CNA.al

Nga përplasja me Policinë tek verifikimi në KLP/ Në filtër prokurorja Anila Galanxhi Papa

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Prokurori me X5 dhe Range Rover, në panik/ Granit Shahu dorëhiqet para Vettingut

Publikuar

-

Nga

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Shkodër/ Granit Shahu, shpalli fajtor të vdekurit

Granit Shahu që tentoi të merrte postin e Prokurorit të Përgjithshëm në vitin 2017 ka dhënë dorëheqjen nga posti i prokurorit, para se të dilte në Vetting.

Kërkesa, raportohet se  është dorëzuar nga vetë prokurori në Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pasi ngeci në Vettingun parlamentar, në vitin 2017, Shahu nuk ka guxuar të përballet me Vettingun e Drejtësisë, shkruan CNA.al.

Kujtojmë se në kohën kur kandidoi për t’u zgjedhur si i përkohshëm në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Shahu nuk arriti të tejkalonte Komisionin e Ligjeve.

Me 15 dhjetor 2017, Bledi Çuçi, nga Komisioni i Ligjev, ndërsa prezantoi raportin e komisionit për kandidatët për kryeprokuror të Pergjithshëm, ka treguar edhe arsyet se përse u skualifikua prokurori Granit Shahu, i cili ndër vite ka pasur në duar edhe “dosje të nxehta”.

“Nuk përmbush kushtin e vjetërsisë me pasjen e jo më pak se 15 vjet përvojë pune si prokuror. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore sa i përket integritetit moral dhe professional. Për më tepër shikoni përgjigjet e ardhura nga dy institucionet përkatëse, nga ILDKP dhe nga Autoriteti i Dosjeve”, kështu ka deklaruar Çuçi, gjatë prezantimit të raportit.

Ai ka hetuar ngjarjen e 6 Prillit 2006, kur helikopteri i Forcave Ajrore shqiptare u rrëzua në ujërat e liqenit të Shkodrës pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve dhe duke lënë një të plagosur.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Saimir Kodrës/ Do të faktojmë gjëra të tjera të tmerrshme

LEXO EDHE:  Kodi Etik/ Deputetët që përfitojnë nga buxheti i shtetit, largohen nga Parlamenti

Epilogu i nxjerrë nga prokurori Shahu për këtë ngjarje ishte se viktimat ishin fajtorë.

CNA.al ka hedhur dritë mbi pasurinë e tij, sipas të dhënave të depozituara në ILDKPKI.

Në deklaratën fillestare, prokurori Granit Shahu rezulton pronar i një banese me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 3.6 milion lekë. Blerë me kursime familjare dhe kredi 26 600 dollarë shkruan CNA.al.

Përveç të ardhurave nga puna e tij, ka të ardhura dhe nga puna e bashkëshortes në IOM.

Ndërsa si pasuri të luajtshme ai deklaron një automjet BMV X5, me vlerë 990 000 lekë, blerë në vitin 2012.

Në vitin 2016 ka blerë një  Range Rover, me vlerë 2 000 000 lekë, ndërsa ka shitur BMV X5 me vlerë 1 800 000 lekë.

Një vit më vonë ka shitur Range Rover me vlerë 27 000 euro dhe ka blerë një Ford Fiesta me vlerë 13 500 euro, për të cilën ka  paguar cash 5 784 euro. Ndërsa paguan në formë kredie 8 500 euro.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Granit Shahu./CNA.al

Nga X5, tek Range Roveri e Ford Fiesta/ Pasuria e prokurorit që garoi me Arta Markun

Ngeci në Vettingun parlamentar/ Granit Shahu nën “ethe” nga KPK

Pas dështimit për karrigen e Prokurorit të Përgjithshëm/ Granit Shahu “peng” në KPK

LEXO TE PLOTE