LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Korrupsioni në drejtësi”/ Prokurori që u denoncua në nismën e Rilindjes

30 Janar 2021, 14:16, Vetingu CNA
“Korrupsioni në drejtësi”/ Prokurori që u denoncua

Në kuadrin e nismës së Qeverisë ?Rama?, në vitin 2013 me moton ?Stop Korrupsionit në Drejtësi?, në faqen e Ministrisë së Drejtësisë vërshuan denoncime të shumta për gjyqtarë dhe prokurorë, nga qytetarë në të gjithë vendin.

Një nga të denoncuarit ishte edhe prokurori i Fierit, Genci Mane. Ky i fundit u denoncua nga shtetasi Nikollaq Deliu, nga Kumani, në lidhje me një vendim të padrejtë të 30 qershorit të vitit 2011 të një procedimi pena, të pushtimit të tokës.

Asnjëherë nuk u mësua se çfarë ndodhi me këto denoncime, nëse u verifikuan apo ishte thjesht një reklamë qeveritare me marrjen e mandatit.
I njëjti prokuror, është bërë objekt në media edhe vitin e kaluar, për çështjen e rrahjes së një gazetari në Fier nga një punonjës policie, i cili u la i lirë me masën ?detyrim paraqitje?.

Prokurori Genci Mane, që nga Qershori i vitit 2020, po hetohet nga Vettingu, si profesionalisht ashtu edhe nga ana pasurore.

Të ardhurat e prokurorit Mane, burojnë nga paga e tij dhe e bashkëshortes mësuese.Patundshmëri ai deklaron një apartament të pabanueshëm në Berat, pjesën të cilën e zotëronte e ka shitur më vonë, për të blerë një apartament në Fier. Bëhet fjalë për një apartament banimi 140 m2 me vlerë, 4 650 000 lekë, blerë me kredi në vlerën 2 900 000 dhe nga shitja e pjesës takuese të banesës në Berat me vlerë 1 700 000 lekë.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Genci Mane, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2003
Të ardhura të subjektit deklarues si opgj në Berat, 418 896 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Berat 0,18 milion lekë.

Viti 2004
Shtëpi e pabanuar, 90 m2 blerë nga privatizimi në vitin 1993.
Të ardhura të subjektit deklarues si opgj në Berat, 596 175 lekë.
Shpërblimi, 25 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Berat, 204 000 lekë.

Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 837 358 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Berat, 240 000 lekë.
Kredi marrë nga bashkëshortja 300 000 lekë. Pa shlyer 256 500 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 805 360 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Berat, 240 000 lekë.
Kredi marrë nga bashkëshortja 300 000 lekë. Pa shlyer 83 000 lekë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 898 001 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Berat, 300 000 lekë.
Kredi marrë nga bashkëshortja 300 000 lekë. Shlyer.

Viti 2008
Blerë automjet Mercedez Benz, me vlerë 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 847 352 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Berat, 368 000 lekë.

Viti 2009
Shitur automjeti Mercedez Benz, 300 000 lekë.
Blerë ap në vlerën 4 650 000 lekë. Paguar kësti i parë 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 863 216 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Berat, 428 010 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 839 772 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Berat, 451 753 lekë.
Kontratë për shitjen e sendit për blerjen e ap, në shumën 4 550 000 lekë.

Viti 2011
Shtesë nga pagat 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 895 487 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Berat, 573 200 lekë.
Kontratë për shitjen e sendit për blerjen e ap, në shumën 4 550 000 lekë.

Viti 2012
Automjet Opel 80 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 900 012 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Fier, 487 420 lekë.
Kontratë për shitjen e sendit për blerjen e ap, në shumën 4 550 000 lekë.

Viti 2013
Ap banimi 140 m2 me vlerë, 4 650 000 lekë. Blerë me kredi në vlerën 2 900 000 dhe nga shitja e pjesës takuese të banesës në Berat me vlerë 1 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 920 976 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Fier, 498 130 lekë.
Kredi për blerje ap, në vlerën 2 900 000 lekë. Pa shlyer 2 813 454 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 165 698 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Fier, 559 680 lekë.
Llogari page në shumën 3025.22 lekë.
Kredi për blerje ap, në vlerën 2 900 000 lekë. Pa shlyer 2 655 290 lekë.

Viti 2015
Automjet Opel shitur 80 000 lekë.
Blerë automjet Opel 180 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 199 385 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Fier, 607 990 lekë.
Llogari page në shumën 1503.12 lekë.
Kredi për blerje ap, në vlerën 2 900 000 lekë. Pa shlyer 2 492 485 78 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 280 107 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Fier, 609 486 lekë.
Llogari page në shumën 721 04 lekë.
Kredi për blerje ap, në vlerën 2 900 000 lekë. Pa shlyer 2 324 866 26 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 245 529 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Fier, 648 048 lekë.
Llogari page në shumën 146 11 lekë.
Kredi për blerje ap, në vlerën 2 900 000 lekë. Pa shlyer 2 151 871 57 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 298 241 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese në Fier, 659 690 lekë.
Llogari page në shumën 200 lekë.
Kredi për blerje ap, në vlerën 2 900 000 lekë. Pa shlyer 1 973 868 93 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga