LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konkurrentet e “Përputhen” tallen me Tean dhe Andin: Kjo nuk është asgjë

30 Janar 2021, 11:32, Lifestyle CNA
Konkurrentet e “Përputhen” tallen me Tean dhe Andin: Kjo nuk

Fotoja e Beartit dhe Tea duke u puthur ka shkaktuar një reagim shumë të madh në rrjetet sociale. Fansat kanë masakruar në komente si Tean po ashtu edhe Andin, që u shtirën si një çift në sy të publikur deri në momentet pak para publikimit të fotove.

Tashmë që çdo gjë doli në shesh ka patur një reagim edhe nga konkurrentët aktual të Pëputhen .

Sindi, Ana Kauri, Ledjana Prenga, Elvisi, po ashtu edhe Fatjon Kuqari kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale.

?Të them të drejtën, nuk di çfarë të mendoj në lidhje me këtë temë. Do të dëshiroja të prisja një koment nga vetë protagonistët. Ju mund të thoni gjithçka për Shqipen, por gënjeshtra i paska këmbët e shkurtra, nuk e mohoni dot. Jam e zhgënjyer?, shkruan Sindi.

Ndërkohë, Ana Kauri ka preferuar të flasë me fjalët e Dafinës në këngën ?Zili zili?, teksa ka publikuar një video të sajën teksa dëgjohet teksti ?Ju kanë rrejt, ju kanë bo budall?.

Ndërsa Lediana, e cila gjithashtu është një nga konurrentet që nuk e ka besuar dashurinë e tyre që në fillim ka reaguar nëpërmjet një foto meme.

?Se kisha menduar kurrë që do falënderoj publikisht Tean që zgjodhi Andin, por ai moment erdhi??, shkruan Elvisi.

Ndërsa Fatjoni hedh një tjetër thumb, duke thënë që kjo nuk është asgjë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga