Connect with Us

Katër arsye që tregojnë se imuniteti i tufës nuk funksionon!

Shëndeti

Katër arsye që tregojnë se imuniteti i tufës nuk funksionon!

Publikuar

-

Kush mund të ndikojë në gatishmërinë e njerzve për t’u vaksinuar dhe cilat janë pengesat për t’u kapërcyer?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Imuniteti kolektiv, ose imuniteti në grup, korrespondon me momentin kur një individ i ri infektohet nga një patogjen brenda një popullate, patogjeni nuk transmetohet më për shkak të shumë personave tashmë të imunizuar, nga infeksioni natyror ose nga një vaksinë. Ky nivel varet nga shkalla e riprodhimit të sëmundjes (R0), por vlerësohet të jetë rreth 60-70% për Covid.

Katër arsye që tregojne se imuniteti i tufës nuk funksionon!

Atëherë, si e shpjegoni dështimin e konceptit të imunitetit kolektiv?

A është padyshim iluzion?

Një studim i botuar më 27 janar në The Lancet vrojton misterin brazilian dhe paraqet katër shpjegime të mundshme.

1.Hipoteza e parë është që shkalla prej 76%, e ekstrapoluar në bazë të rasteve të subjekteve të infektuar, do të ishte mbivlerësuar. Sidoqoftë, edhe duke marrë numrat real të testeve pozitive serologjike (52.5% në qershor), ne duhet të kishim arritur në një shkallë mjaft të mbrojtur të infeksionit.

2.Hipoteza e dytë eshtë qe imuniteti kolektiv tashmë ka rënë kryesisht për shkak të rënies së nivelit të antitrupave pas infeksionit të parë. Përsëri, kjo nuk ka gjasa pasi disa studime kanë treguar se niveli i antitrupave mbetet i mjaftueshëm për muaj. Një studim i botuar në Science vlerëson se kujtesa imune zgjat të paktën 8 muaj dhe disa besojnë se mund të zgjasë “vite”.

3.Hipoteza e tretë është ajo e varianteve të reja që mund t’i shpëtojnë sistemit imunitar. Dy variante (B.1.1.7, të njohura si variant britanik dhe P.1) janë identifikuar kështu në Manáus, dhe tashmë është vërejtur një rast i ri-infektimit të një personi tashmë të imunizuar nga ky variant i ri P.1. Përveç kësaj, një tjetër variant, që mbart mutacionin E484K, po qarkullon në Brazil. Sidoqoftë, ky mutacion duket se shoqërohet me një kapacitet më të ulët për neutralizim nga antitrupat.

4.Hipoteza e katërt është ajo e një transmetimi më ngjites, më të fortë, të linjave që qarkullojnë sot. Kështu, varianti P.1 mungonte nga mostrat e mbledhura në Manáus midis marsit dhe nëntorit dhe përfaqësonte 42% të mostrave të mbledhura në dhjetor.

LEXO EDHE:  Agjencia e Europiane e Barnave jep “OK”/ Rekomandohet përdorimi i vaksinës ndaj COVID-19, të Pfizer në BE

A është e mundur që epidemia Covid të ndërpritet?

A do të thotë kjo se imuniteti i tufës nuk mund të arrihet kurrë dhe se epidemia do të vazhdojë të përparojë dhe të përsëritet në mënyrë të pashlyeshme?

Disa shpresa mbeten akoma për të shmangur këtë skenar të zymtë.

Së pari, imuniteti i vaksinës duket të jetë më i madh se ai i dhënë nga imuniteti natyror, sipas një studimi të kryer nga Spitali Universitar i Tuluzës (95% për vaksinën Pfizer-BioNTech kundër 85% për imunitetin natyror).

Një studim tjetër izraelit tregon se pacientët e vaksinuar zhvillojnë deri në 20 herë më shumë antitrupa sesa ata që janë rikuperuar nga koronavirusi.

Dhe edhe nëse efektshmëria e vaksinës zbehet për shkak të varianteve, duhet të jetë e mjaftueshme për të ndaluar përhapjen.

Përveç kësaj, ne mund të shpresojmë që, edhe duke u ri-infektuar për herë të dytë nga virusi ose një variant, ne të zhvillojmë një formë më pak serioze të sëmundjes, e cila do të ishte e mjaftueshme për të shmangur mbingarkesën e spitaleve dhe për këtë arsye ri-mbyllje.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mjekët, reflektime mbi luftën ndaj Covid-19 në 2020

Publikuar

-

Nga

Në fillim të pandemisë, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nina Vishneva u takua me mjekë dhe infermierë në qytetin e Nju Jorkut për të folur në lidhje me përvojën e tyre në luftën ndaj COVID-19. Një vit më vonë, ajo foli përsëri me disa prej tyre për të mësuar më shumë mbi përvojën e tyre.

Zëri i Amerikës bisedoi për herë të parë me mjeken Amy Plasencia në pranverën e vitit 2020. Në atë kohë, ajo po punonte në një nga spitalet e Nju Jorkut që filloi të trajtonte vetëm pacientë të infektuar me Covid-19.

“Unë nuk e di numrin e saktë, por mund të them se kemi patur qindra e qindra pacientë”, thotë ajo.

Në një mbrëmje në muajin mars, Dr. Plasencia po trajtonte një pacient në njësinë e kujdesit intensiv, dhe për herë të parë ajo dëgjoi duartrokitjet në mbështetje të punonjësve mjekësorë.

Çdo mbrëmje që nga ajo kohë, njerëzit duartrokisnin personelin mjekësor që ndihmonte në shpëtimin e pacientëve në spital.

“Një vit më parë, ne nuk dinim si ta trajtonim këtë virus. Nuk e dinim se cila ishte qasja më e mirë, çfarë mund të bënim për të ndihmuar më mirë pacientët. Dhe numri i pacientëve që pamë, veçanërisht këtu në Nju Jork dhe Brooklyn, ishte astronomik!”, thotë ajo.

Më 8 mars 2020, Dr. Calvin Sun u kthye në Shtetet e Bashkuara nga Angola. Ai më pas u ndesh me orare të gjata pune.

“Nuk e mbaj më mend numrin e orëve të punës që kam punuar”, thotë ai.

LEXO EDHE:  Video-Rregulla strikte në shkolla/ Ja si do të jetë qëndrimi në klasa

LEXO EDHE:  Agjencia e Europiane e Barnave jep “OK”/ Rekomandohet përdorimi i vaksinës ndaj COVID-19, të Pfizer në BE

Për gati tre muaj, Dr. Robert Gore jetoi larg familjes së tij sepse kishte frikë se mund të infektonte bashkshorten dhe fëmijët e tij me COVID-19.

“Dr. (Martin Luther) Kingu ka thënë se “në fund njeriu vlerësohet jo nga qëndrimet që ka ndërmarrë në kohë rehatie dhe komoditeti, por në kohë sfidash dhe polemikash.” Dhe kjo është kohë e sfidave dhe polemikave”, tha Dr. Gore.

Sot, një vit pas fillimit të pandemisë në vend, mjekët, ekspertët e shëndetit, dhe politikanët po vlerësojnë se çfarë është bërë si duhet dhe çfarë mund të jetë bërë shumë më mirë për të shpëtuar më shumë njerëz.

“Ka kaq shumë mësime për të nxjerrë nga kjo. Unë mendoj se do të ketë një shqyrtim të hollësishëm të gjërave që janë bërë në këtë periudhë”, tha epidemiologu Calvin Sun.

Mbi 550-mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi deri më tani në Shtetet e Bashkaura.

Në vitet e ardhshëm, njujorkezët do të kujtojnë ata që humbën jetën nga pamundësia për të luftuar virusin dhe mijëra të tjerë që rrezikuan jetën e tyre çdo ditë për t’i shpëtuar njerëzit e infektuar me koronavirusin./ VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2684 estime dhe kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 7 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë,  19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste  në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi  e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Kirurgu në Berat infektohet me COVID-19/ Niset me urgjencë drejt Infektivit

LEXO EDHE:  Ja pse nënat janë më të ndjeshme kur fëmijët qajnë

Statistika (11 Prill 2021)

Raste të reja ditore        238
Të shëruar në 24 orë     517
Të shtruar në spitale      221
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                2684

Testime totale            589,607
Raste pozitive             128,393
Raste të shëruara        97,723
Raste Aktive                 28,353
Humbje jete                  2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   19959
Fier      2483
Durrës  1195
Gjirokastër  1202
Shkodër  1015
Korçë   738
Vlorë     646
Kukës    323
Dibër    347
Elbasan  255
Berat    88
Lezhë     102

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A ka dështuar fushata e vaksinimit apo mashtron Ministria dhe Komiteti?!

Publikuar

-

Nga

A ka dështuar fushata e vaksinimit apo mashtron Ministria dhe Komiteti?!

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku ngre pikpyetje për raportimet kontradiktore të kryeministrit Edi Rama dhe komitetit për shifrat e vaksinimit.

Dasho shkruan se Ministria dhe Komiteti duhet të sqarojnë opinionin publik nëse janë duke mashtruar sërish apo fushata e vaksinimit ka dështuar.

“Në datën 9 prill, kryeministri Rama deklaroi se ishin kryer 250,676 vaksinime. Ndërkohë sot, dy ditë më pas, komiteti deklaron 256,848 vaksinime.

Ndërsa pretendohet se realizohen 10 apo 20 mijë vaksinime në ditë, tanimë rezulton se vaksinohen rreth 3 mijë persona në ditë.

Ministria dhe komiteti bëjnë mirë të sqarojnë publikun:

A janë duke mashtruar sërish siç kanë bërë gjatë gjithë pandemisë, apo fushata e vaksinimit ka dështuar?!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE