Connect with Us

Zjarr i madh në spitalin Covid/ Humbin jetën 4 pacientë

Bota

Zjarr i madh në spitalin Covid/ Humbin jetën 4 pacientë

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rumani ku një zjarer i madh shpërtheu në një spital të Bukureshtit ku po trajtoheshin pacientë me COVID-19.

Raed Arafat, sekretari shtetëror i Ministrisë së Brendshme, tha se katër pacientë që po trajtoheshin në spital humbën jetën si pasojë e flakëve të zjarrit.
Ndërkohë 60 pacientë u transferuan në ndërtesa të tjera të Institutit Matei Bals dhe 44 të tjerë në spitale të tjera në kryeqytet, sipas Ministrit të Brendshëm Lucian Bode.

Zjarri, i cili u vu nën kontroll nga ana e zjarrfikësve, shpërtheu në katin e parë të spitalit rreth orës 5 të mëngjesit. Sipas zjarrfikësve, ka qenë rreth 200 njerëz në ndërtesë në kohën kur godina u përfshi nga flakët, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Ministria e Shëndetësisë dyshon se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

LEXO EDHE:  Mbi 100 të infektuar në 24 orë/ Regjistrohen katër viktima nga Covid-19

Kjo ngjarje është e dyta e këtij lloji në Rumani, pasi dhe më herët 10 persona humbën jetën në një spital Covid në muajin Nëntor./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Nxehtësi përvëluese/ Zjarre në Itali dhe Jugun e Evropës

Publikuar

-

Nga

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nxehta të kohës në dekadat e fundit. Italia, Greqia, Spanja, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia po luftojnë me zjarret.

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë.

Arsyeja pse Italia po përballet me zjarre të shumta e ka burimin tek një kombinim i përgjegjësive politike, burokracisë për mbrojtjen e pyjeve dhe veprimeve kriminale dhe mafioze. Sipas Coldiretti, shoqatës më të madhe të fermerëve në Itali, të paktën 60% e zjarreve në Itali janë vënë me qëllim.

Mungesa në rezervat e ujit

Temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe mungesa në rezervat e ujit. Sipas autoriteteve lokale rezervuarët në Sicili kanë rreth 78 milionë metra kub më pak ujë se vitin e kaluar, niveli më i ulët këtë dekadë. Për këtë arsye në janar 2021, qeveria siciliane ndau 20 milionë euro për fermerët për të përmirësuar kapacitetet e rezervuarëve të ujit.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Qendrës Kombëtare Italiane për Kërkime (CNR) 70% e Sicilisë rrezikohet të shndërrohet në shkretëtirë. Në Italinë qendrore dhe jugore kjo shifër varion nga 30% në Sardenjë deri në mbi 50% në Pulia.

LEXO EDHE:  Pandemia Covid/ Qeveria e Kosovës njofton mbledhje urgjente

LEXO EDHE:  Këto tre shenja po që i venë flakën/ Njihuni me pasionantët të zodiakut

Evakuime në rrethinat e Athinës

Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër.

Zjarret pushtojnë një termocentral në Turqi

Në bregdetin e Egjeut në Turqi u përfshi nga zjarret termocentrali Kermekoy në qytetin Milas. Para evakuimit punëtorët arritën të zbraznin rezervuarët ftohës të mbushur me hidrogjen. Për prodhimin e energjisë elektrike termocentrali përdor qymyr dhe naftë.

Javën e kaluar Ankaraja u detyrua të pranonte se numri i avionëve dhe i helikopterëve për të luftuar në mënyrë efektive flakët është i pamjaftueshëm. Megjithatë Presidenti Erdogan refuzoi ofertën e Greqisë dhe të Izraelit për të dërguar avionë dhe helikopterë. Ndërkohë BE-ja dërgoi tre avionë për të ndihmuar për shuarjen e zjarreve në Turqi.

Zjarret që po vazhdojnë prej më shumë se një jave kanë shkaktuar në Turqi tetë viktima dhe kanë shkatërruar zona të mëdha pyjore përgjatë brigjeve të Detit Egje dhe Detit Mesdhe. Mijëra qytetarë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

E rëndë/ 21-vjeçarja ndërron jetë një orë pas dasmës, pa hequr ende fustanin e nusërisë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat egjiptian, ku një 21 vjeçare ka ndërruar jetë në ditën e saj të dasmës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nusja e re humbi jetën pas një sulmi në zemër vetëm një orë pas dasmës në shtëpinë e saj, ende pa hequr fustanin e nusërisë.

21 vjeçarja Isra Shaaban u ndje tepër e lodhur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef. Vendasit më vonë thanë se kishin dëgjuar disa ulërima shqetësuese nga shtëpia.

LEXO EDHE:  A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen

LEXO EDHE:  Përhapja e COVID në Shqipëri në kuota të papërfillshme

“Nusja ndjeu lodhje dhe dhimbje të mprehta në bark dhe gjoks pas përfundimit të dasmës. Ajo i kërkoi familjes së saj që të mos e linin vetëm dhe familjarët e dërguan në spital ku dha dhe frymën e fundit”, tha një banor pranë banesës së çiftit.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Covid-19 duhet vënë nën kontroll”/ Fauci: Do lindin variante të reja

Publikuar

-

Nga

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fauci ka paralajmëruar se nëse SHBA nuk fitojnë kontroll mbi përhapjen komunitare të variantit Delta, në vend do të vijojnë të shfaqen variante të tjera, të Covid-19.

Gjithashtu, Anthony Fauci iu drejtoi një apel qytetarëve, që të vaksinohen.

“Kjo do të ndodhë, George, nëse nuk vendosim kontroll në përhapjen komunitare që është edhe arsyeja pse unë dhe kolegët e mi vijojmë ta përsërisim gjithë kohës, është e rëndësishme që të vaksinojmë sa më shumë njerëz të mundemi,” i tha këshilluesi kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë drejtuesit të GMA George Stephanopoulos.

LEXO EDHE:  Mbi 100 të infektuar në 24 orë/ Regjistrohen katër viktima nga Covid-19

“Njerëzit që thotë se nuk duan të vaksinohen se është e drejta e tyre të bëjnë ç’të duan, duhet ta dinë se nuk qëndron kështu situata,” shtoi Fauci.

LEXO EDHE:  A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen

Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me norma të ulëta vaksinimi, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta, apo edhe nuk ka fare.

LEXO TE PLOTE