LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Zgjedhjet e 25 prillit do jenë sfiduese”/ Norman: Shqetësim ngelet blerja e votës

29 Janar 2021, 10:25, Aktualitet CNA
“Zgjedhjet e 25 prillit do jenë sfiduese”/ Norman:

Ambasadri i Britanisë në Tiranë, Duncan Norman, vlerëson se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë  sfiduese dhe kritike për demokratizimin e vendit dhe integrimin europian.

Sipas tij, duhet ndryshuar humbja e besimit nga publiku tek politika.

Diplomati anglez nënvizoi se në 30 vitet e fundit Shqipëria ka parë progres por megjithatë gjatë zgjedhjeve nuk është respektuar tërsisht vullneti i zgjedhësve shqiptarë.

?Në 30 vitet e fundit demokracia shqiptare ka parë goxha progres por ka pasur edhe hapa pas. Vullneti i qytetarit shqiptar ende nuk respektohet plotësisht gjatë zgjedhjeve.

Fenomente negative,  janë parë gjatë zgjedhjeve dhe shqetësime si blerja e votës, presione”, tha Norman.

Deklaratat ai i bëri gjatë një konference me temë  ?Kostot e Demokracisë II, paratë në politikë dhe integriteti zgjedhor? të organizuar nga KRIK./CNA.al

Lajmet e fundit nga