LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U përzgjodh për të bërë zap krimin/ Si ka ndryshuar pasuria e prokurores së “Forcës së Ligjit”

29 Janar 2021, 12:59, Vetingu CNA
U përzgjodh për të bërë zap krimin/ Si ka ndryshuar

Ervisa Hyka, është nga prokurorët e Task Forcës, ?Forca e Ligjit?, e përzgjedhur për të bërë zap korrupsionin dhe krimin e organizuar në Fier.

Në vitin 2018, kohë kur është bërë pjesë e Task Forcës, ajo është trajnuar në Hagë nga Komiteti i Helsinkit. Hyka me një karrierë prej rreth nëntë vitesh në sistemin e drejtësisë, prej më shumë se gjashtë muajsh po filtrohet nga Vettingu.

Ajo e ka nisur punën si prokurore në Tiranë, më pas në Vlorë dhe Fier, ku punon aktualisht. Kujtojmë se prokurorja Ervisa Hyka, një ndër çështjet që ka hetuar ka qenë skandali seksual në shkollën Jakov Xoxa Fier, që u denoncua nga emisioni investigativ Stop.

Bëhet fjalë për rastin e A. Begos, profesorit të kantos, i cili në fillim të vitit 2020, u arrestua me akuzën për ngacmim seksual të një nxënësje. Kjo e fundit e denoncoi më zë dhe figurë ndërsa i kërkonte marrëdhënie seksuale në këmbim të mungesave.

Në lidhje me aspektin e pasurisë, prokurorja Ervisa Hyka, burim të ardhurash ka pagën e saj. Ajo nuk deklaron asnjë lloj pasurie, përveçse kursimet nga paga.

Pasuria e saj, gjatë kohës që është në sistemin e drejtësisë, nuk ka ndonjë ndryshim të madh, nëse e krahasojmë me deklaratën fillestare të pasurisë.

Për më tepër po sjellim deklaratat e pasurisë së prokurores Ervisa Hyka, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2011 (Deklarata fillestare)
Të ardhura nga bura në Shkollën e Magjistraturës, 42 500 lekë.
Dieta nga një seminar i OPDAT, 48 000 lekë.

Viti 2011(Deklarata vjetore)
Të ardhura nga bura në Shkollën e Magjistraturës, 378 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Tiranë, 111 470 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Tiranë, 684 387 lekë dhe në Vlorë 115 475 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Vlorë 850 209 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Vlorë, 1 222 389 lekë.
Depozitë kursimesh, 153 979 lekë.
Kursime nga paga 290 000 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Vlorë, 1 183 179 lekë dhe në Fier, 227 831 lekë.
Depozitë kursimesh, 39 674 lekë.
Kursime nga paga 350 000 lekë.

Viti 2016
Kursime nga paga 300 000 lekë.
Kursime nga paga në llogari,16 000 lekë.
Depozitë plus kursimesh, 10 805 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 1 083 452 lekë.

Viti 2017
Kursime jashtë sistemin bankar, 350 000 lekë.
Depozitë plus kursimesh, 120 895 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 1 174 802 lekë.

Viti 2018
Kursime jashtë sistemin bankar, 370 000 lekë.
Depozitë plus kursimesh, 50 471 lekë.
Gjendje e llogarisë së pagës, 77 000 lekë.
Të ardhura të kursyera kesh, 1 500 000 lekë.
Të ardhura kesh nga Komiteti i Helsinkit për një trajnim në Hagë, 270 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 1 228 462 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga