Connect with Us

OBSH nis zyrtarisht hetimin në Wuhan/ ekspertët zbarkojnë në spitalin që kuroi pacientët e parë me Covid-19

Bota

OBSH nis zyrtarisht hetimin në Wuhan/ ekspertët zbarkojnë në spitalin që kuroi pacientët e parë me Covid-19

Publikuar

-

OBSH nis zyrtarisht hetimin në Wuhan/ ekspertët zbarkojnë në spitalin që kuroi pacientët e parë me Covid-19

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nisi sot (e premte) në Kinë një mision hetimor për të zbuluar origjinën e koronavirusit.

Një nga ndalesat e para të hetuesve ishte një spital në qytetin e Ëuhan-it, ku u kuruan disa nga pacientët e parë me COVID-19.

Ekipi i OBSH-së pritet gjithashtu të vizitojë një treg prodhimesh deti po në Ëuhan, ku u identifikuan rastet e para të sëmundjes, Institutin e Virologjisë dhe një laborator të Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut kryen mbi 1300 testime ditore/ 5 viktima dhe 139 raste me Covid

Koronavirusi i ri u shfaq në Ëuhan në fund të vitit 2019 dhe prej asaj kohe është përhapur në të gjithë botën.

Më shumë se 120 vende kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi origjinën e virusit dhe shumë qeveri kanë akuzuar Kinën se nuk ka bërë sa duhet për të frenuar përhapjen e tij./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vaksinohen presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit, Konjufca

Publikuar

-

Nga

Vaksinohen presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit, Konjufca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, përmes një komunikate për media.

Imunizimi i dy zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës është bërë në Sallën 1 Tetori në Prishtinë e cila është transformuar në qendër vaksinimi.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Konjufca kanë parë nga afër “përgatitjet për vaksinimin në masë që do të fillojë nga java e ardhshme”.

“Presidentja Osmani, me këtë rast ka porositur të gjithë qytetarët që sapo të fillojë vaksinimi masiv, t’i përgjigjen ftesës për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë. Vaksinat janë të sigurta dhe vetëm përmes vaksinimit dhe respektimit të masave, do të mund t’i kthehemi normalitetit duke mposhtur virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Merret vendimi/ Mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme
LEXO EDHE:  “Infektivi si burg i sigurisë së lartë”/ Mjeku Koni: Pacientëve që shtrohen iu merret telefoni që të mos komunikojnë me mediat

Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar qytetarët që ta marrin vaksinën, sepse sipas tij, me vaksinim bëhet e mundshme hapja, rikthimi i normalitetit, por edhe stabiliteti i përgjithshëm.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka njoftuar se afër 100 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani me të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas tij vaksina nuk ka pasur asnjë efekt serioz anësorë në asnjë prej të vaksinuarve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Papa Françesku/ “Mesdheu është bërë varreza më e madhe në Evropë”

Publikuar

-

Nga

Mesdheu është bërë varreza më e madhe në Evropë, thotë Papa

Papa Françesku gjatë lutjeve të së dielës (13 qershor) tha se Mesdheu është bërë një nga “varrezat më të mëdha në Evropë”, pasi kujtoi shumë migrantë që kanë humbur jetën në këtë rajon, duke u përpjekur të mbërrijnë në Evropë.

Ai e ndërlidhi këtë çështje me një ceremoni që u zhvillua në Sicili për të shënuar tragjedinë e vitit 2015 kur rreth 800 migrantë që po shkonin nga Libia në Itali u mbytën pasi anija e tyre u përmbys.

“Kaq shumë tragjedi në Detin Mesdhe do të vazhdojnë të sfidojnë ndërgjegjen e të gjithëve”, tha Papa.

“Le të mendojmë për këtë: Mesdheu është bërë varreza më e madhe e Evropës”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Covid në Kosovë/ Katër viktima dhe 75 raste të reja
LEXO EDHE:  E thonë ekspertët/ Pse gratë duhet të martohen me burra shumë më të rinj në moshë

Çdo vit, mijëra njerëz nga Afrika e Veriut nisen për në Evropë për një jetë më të mirë. Ata shpesh e bëjnë rrugëtimin me anije të mbingarkuara të drejtuara nga trafikuesit e qenieve njerëzore.

Disa anije mbërritën në ishullin e vogël të Lampeduzës në Itali të shtunën (12 qershor).

Mesdheu qendror është një nga rrugët më vdekjeprurëse të migrimit në botë.

Më shumë se 500 njerëz kanë vdekur gjatë shkuarjes në Itali dhe Maltë midis janarit dhe mesit të majit të këtij viti, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionin. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sitauata nga Covid-19/ Kosovë, një viktimë dhe shtatë raste të reja

Publikuar

-

Nga

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të dielën (13 qershor) është shënuar një rast i vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se bazuar në 2.117 mostra të testuara, me koronavirusin e ri janë regjistruar edhe shtatë persona.

Sipas njoftimit, nga COVID-19 janë shëruar edhe 103 pacientë, ndërsa raste aktive janë 434.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:  Infektimi me Covid/ Mjeku i Presidentit Trump thotë se ai nuk përbën më rrezik për të tjerët

LEXO EDHE:  Covid në Kosovë/ Katër viktima dhe 75 raste të reja

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë imunizimi masiv i qytetarëve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit. REL

LEXO TE PLOTE