LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi prezanton 5 ide të reja / S’kanë asnjë impakt në buxhet dhe xhepat e shqiptarëve

29 Janar 2021, 19:07, Politikë CNA
Kryemadhi prezanton 5 ide të reja / S’kanë asnjë impakt

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shpalosi mbrëmjen e sotme programin e partisë që drejton, duke sjellë 5 ide.

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë 5, Kryemadhi tha se këto ide nuk kanë asnjë lloj impakti në buxhetin e shtetit dhe në xhepat e shqiptarëve.

Ajo pretendon se programi i saj do të shtojë para në xhepat e shqiptarëve dhe në buxhetin e shtetit, ndërsa kërkoi që shqiptarët të mos ikin nga vendi, por të qëndrojnë në Shqipëri.

?LSI solli 5 ide të reja. Pesë ide të reja shumë të thjeshta. Nuk kanë absolutisht asnjë lloj impakti në buxhet, pra nuk i kushtojnë buxhetit të shtetit, nuk i kushtojnë xhepave të shqiptarëve. Përkundrazi, shtojnë para në xhepin e shqiptarëve, shtojnë para në buxhetin e shtetit, çlirojnë ekonominë shqiptare, krijojnë hapësira investime, e bëjnë vetë shtetin shqiptar dhe politikën për të pasur një vizion. Dhe kjo lloj ndjesi pozitive dhe komoditeti që më kanë dhënë, më krijoi një lloj besimi për ta vazhduar, për ta implementuar dhe për të vazhduar për të folur me njerëzit për programin.

Vajzat e reja, djemtë e rinj dhe ekonomistët me një vizion të qartë, jo vetëm që e kanë përfaqësuar, por janë kthyer në trumbetues të programit. Zoti Vasili më nisi një mesazh mbrëmë në darkë për djemtë e Chicagos, të viteve ?70, që sollën një riformatim total të sistemit të pensioneve në Kili, që edhe sot e kësaj dite e kopjojnë shtetet më të zhvilluara. Ajo që është shumë e rëndësishme sot, është pozitiviteti dhe përthithja që po ndodh çdo ditë e më shumë nga brezi i ri dhe nga ai kontingjent njerëzish që janë të shkolluar dhe po shikojnë një dritë shprese.

Unë jam shumë e kënaqur sepse sot ndërkohë që isha me punonjës të bankave të nivelit të dytë, apo edhe biznesmenë, njerëz të shkolluar për ekonomi, thanë që ne e kishim bërë në plan të largoheshim nga Shqipëria, por nëse t?i na garanton që këto gjëra do të realizohen, këto janë gjëra të jashtëzakonshme, sepse nuk ka rëndësi të bësh gjëra të mëdha, apo shpenzime shumë të mëdha. Më tha një vajzë që punonte në një kompani franceze që gjëja më e mirë për fondin nga bebja në bebe, është më mirë të investohet për fëmijët e shqiptarëve që të kenë të ardhme, apo të investohet për kolltukët e qeveritarëve dhe për zyrat e tyre. Kështu që ajo çfarë ju kërkoni të bëni për fëmijët e shqiptarëve, që të mos ikin nga Shqipëria më tha, por të rrinë dhe të ndërtojnë familjet këtu është gjëja më e vogël që mund të bëjë një klasë politike apo një Parlament?, deklaroi kryetarja e LSI-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga