Connect with Us

“Këtu te sirtari janë”/ Përgjimi që çoi në pranga kreun e Kadastrës në Berat

Kronika

“Këtu te sirtari janë”/ Përgjimi që çoi në pranga kreun e Kadastrës në Berat

Publikuar

-

Skandali i ‘Ndragheta’/ SPAK hetim për tenderët që nga 2013-ta

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) kishte autorizuar përgjimet telefonike dhe ambientale për drejtuesin e Kadastrës në Berat disa muaj më parë, pas dyshimeve se ky zyrtar nxirrte problematika artificiale për dosjet në proces legalizimi me qëllim marrjen e përfitimeve të paligjshme.

Një përgjim i gushtit të 2020-s mes kreut të Kadastrës dhe një punonjëse ishte prova kryesore që SPAK paraqiti të enjten në gjykatë kundër Ervin Nelajt.

Përgjimet e SPAK:

Drejtori: Hajde

Punonjësja: Të kujt? Aman se sma mban më se…

Drejtori: 60,65,70,75

Punonjësja: Të kujt ? Të voglin ça e ka ai, Dallavenin. Kujt të vogël mo?

Drejtori: Po ai që thoshe ti që është afër…

Punonjësja: Diskaniti…. Po dale se Diskani s’është bërë akoma

Drejtori: Po ça e ke këtë Diskanin?

Punonjësja: Akoma dhe Diskani është shkëmb. Jo Ledon, prit njëherë

Drejtori: Ç’a t’i bësh Diskanit?

LEXO EDHE:  Grabitja spektakolare e 4.6 mln eurove në Rinas/ SPAK çon në gjyq 8 të pandehur

Punonjësja: Se Elda tha unë e kam parë te noterja, nuk është ashtu fare

Drejtori: Mirë na mbajti ti këto se mos i prish unë

Punonjësja: Ti prish unë

Drejtori: Unë i prish

Punonjësja: Lëri një çik tek sirtari se vij i marr unë më vonë ndoshta

Drejtori: Këtu te sirtari janë, te sirtari i parë

Punonjësja: E se vij unë tani për dy sekonda me ndonjë dosje

Drejtori: Dosje, na mo, dosjen ku i ke çu

Megjithëse në përgjim implikohet edhe një punonjëse e kadastrës, SPAK ka vendosur të mos kërkojë masë sigurie ndaj saj për shkak të rrethanave familjare si nënë e një fëmije dy muajsh, por ta hetojë në gjendje të lirë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në afërsi të Drejtorisë së policisë së Tiranës.

Mësohet se një automjet tip ‘Smart’ nën drejtimin e një shofereje femër ka marrë përpara 4 persona dhe është largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identikimin e drejtueses së mjetit./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Murrizi: Do provoj virgjërinë e kryetarit të SPAK-ut

LEXO EDHE:  Murrizi: Do provoj virgjërinë e kryetarit të SPAK-ut

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Publikuar

-

Nga

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Katër zona kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Farkës, sipasojë e përplasjes së një makine me shtyllën elektrike.

Përkatësisht pa energji kanë mbetur zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël në Tiranë.

OSSH njofton se grupet e punës janë në terren e po punojnë për riparimin e defektit.

“Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”, thuhet në njoftim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I vendosën tritol në banesë/ Kush është pronari, i dënuar me ‘arrest shtëpie’

Publikuar

-

Nga

I vendosën tritol në banesë/ Kush është pronari, i dënuar me 'arrest shtëpie'

Një shpërthimi i fuqishëm me lëndë plasese ka ndodhur pasditen e sotme në Orikum.

Mësohet se sasia e lëndës plasëse, e llojit tritol është vendosur në apartamentin të shtetasit Artan Xhelilaj.

Ky i fundit rezulton person me të shkuar kriminale dhe aktuaklisht është në ‘arrest shtëpie’ për trafikim të lëndëve narkotike.

Xhelilaj ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit.

‘Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.  Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE