Connect with Us

Ish-kryebashkiaja e LSI në hetim nga SPAK, kërcënon Ballën/ Do të tregoj makinën që ikën në Maqedoni

Politikë

Ish-kryebashkiaja e LSI në hetim nga SPAK, kërcënon Ballën/ Do të tregoj makinën që ikën në Maqedoni

Publikuar

-

Ish-kryebashkiaja e LSI në hetim nga SPAK, kërcënon Ballën/ Do të tregoj makinën që ikën në Maqedoni

Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, ka përfunduar në SPAK për shpërdorim detyre, lidhur me një tender për fushën e sportit.

Pas këtij lajmi ka reaguar vetë Rira, e cila ka shigjetuar kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën, ndaj të cilit ka hedhur edhe akuza.

Ajo pretendon se Balla po përpiqet të hedhë baltë mbi figurën e saj, ndërsa ngre akuzat se socialisti po përdor kryetarët e bashkive si kukulla.

Sipas, ish-kryebashkiakes së LSI, sulmi i Ballës vjen pasi nuk iu bind urdhrave të tij dhe nuk lejove Edmond Begon të bënte gurore në Përrenjas.

Taulant Yarisi vazhdon luftën e tij të ulët politike kundra meje, prej më shumë se 3 vitesh tashmë! Me kuç e me maç, me media ta paguara e pazare të fëlliqura, përpiqet të hedhë baltë mbi figurën time, integritetin dhe profesionalizmin tim! Taulant Toyata Yaris,

Ti nuk e kapërdin dot faktin që unë nuk të lejova të futësh hundët dhe duart në bashkinë e Prrenjasit dhe të më përdorësh mua, siç bëre me kryetarët kukulla të bashkive të tjera, prandaj ta vura kufirin në Bushtricë!

Ti nuk e kapërdin as faktin që unë nuk e lejova mikun dhe vëllain tënd, Mond Bego të bënte gurore në Prrenjas, pa asnjë lloj leje dhe vetëm për faktin se të kishte bërë ty fushatën e 2013-es(akoma ruaj sms e tua ku thoje se e ke mik dhe vëlla)!”, shkruan ajo në rrjetet sociale, ndërsa kërcënon Ballën se do t’i bëjë publike të dhënat e makinës me të cilën ikën në Maqedoni.

Ke më shumë se 3 vjet që merresh me një investim të munguar të Prrenjasit, një fushë sporti, financimin e së cilës nuk e pengove dot, as te kryetari yt i partisë dhe as te ministrja Nikolla! Tentove disa herë ta sabotosh projektin e fushës së sportit, duke përshirë firma ndërtimi pranë vëllait tënd, duke shtyrë afatet e prokurimit dhe përdorur KPP (komisionin e prokurimit publik), me një vendim qesharak që ù rrëzua nga Gjyjata e Shkallës së Parë, e cila i dha të drejtë bashkisë dhe mua si Autoriteti Kontraktor!

Taulant Yaris Balla, MEDUZA e Elbasanit, e ka kthyer prokurorinë e Elbasanit në celulë sulmesh të ulëta politike! Ai që kryeson listën e parave të pista, të Ndragetës, të korrupsionit dhe krimit në Elbasan, është ai i cili nuk më intimidon dot!

Me urdhër të Tao Yarisit, prokurori K. Ajazi, vëllai i këshilltarit të Taos, Besjan Ajazi, njëherësh kandidat për deputet i Rilindjes në Gramsh, vihet në shërbim të bandës së krimit mavi! I bëj thirrje KLP (Këshillit të Lartë të Prokurorisë), të veprojë dhe të marrë masa ndaj prokurorëve të ndikuar politikisht!

Tao Yaris, nëse deri tani kam qenë 12 orë në ditë ne terren sepse i jam përkushtuar 2 vajzave të mia të vogla, tani do të më kesh 24 orë në 7 ditë të javës, me njerëzit, që data 25 Prill të jetë dita e referundimit dhe e shporrjes së bandave të krimit në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë!

Taulant, edhe njëherë po ta përsëris nuk më intimidon dot, as me media të blera dhe as me prokurori politike!!

Mua do të më kesh përballë jo vetëm në Prrenjas por në të gjithë Elbasanin, që ti e ke kthyer në strofkullën e krimit dhe përfitimit duke masakruar pyjet e Stravajt dhe Sterblevës, duke shkatërruar natyrën, duke marrë përqindje e përfituar tendera në mënyrë të paligjshme, duke poseduar aksione në hece, fasoneri dhe aktivitete të tjera në gjithë bashkitë e qarkut Elbasan! Edhe 86 ditë ke nga afati i skadencës!

P.S. (post scriptum) Herës tjetër do të të bëj publike edhe të dhënat e makinës me të cilën ikën në Maqedoni..!”, përfundon Rira./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  Të mbyllen apo të hapen shkollat për shkak të Covid-19? Secili vend ka përgjigjen e tij

LEXO EDHE:  Rama takim online me Varhelyin/ Komisioneri për Zgjerim: Presim që  Shqipëria të përparojë

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  Të mbyllen apo të hapen shkollat për shkak të Covid-19? Secili vend ka përgjigjen e tij

LEXO EDHE:  Kush duhet të vaksinohet më parë kundër Covid-19?

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE