Connect with Us

COVID-19: Indikatori në Gjermani sërish nën 100

Shëndeti

COVID-19: Indikatori në Gjermani sërish nën 100

Publikuar

-

COVID-19: Indikatori në Gjermani sërish nën 100

I ashtuquajturi indikator shtatë ditor i përhapjes së virusit Corona në Gjermani ka rënë për herë të parë pas disa muajsh nën 100 të infektuar në 100.000 banorë. Sipas Institutit Robert Koch (RKI), ka rënë në 98 numri i personave të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Për herë të fundit një indikator të tillë në Gjermani ka pasur me 29 tetor. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 17.553 persona të infektuar.

Indikatori i shtatë ditëve të fundit është pika kryesore e referimit për qeverinë federale dhe qeveritë e landeve, për vendosjen apo zbutjen e kufizimeve. Qeveria gjermane synon që indikatori të ulet nën 50 në 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit. Për herë të fundit Gjermania ka pasur një indikator të tillë me 20 tetor të vitit të kaluar. Më pas shifrat e infektimeve janë rritur dukshëm, ndërsa shifra më e lartë ka qenë 197.6 me datën 22 dhjetor.

Numri i përgjithshëm i infektimeve në Gjermani ka arritur, sipas Institutit Robert-Koch, në 2.178.828, ndërsa nga Corona apo sëmundjet që kanë lidhje me Coronën kanë vdekur deri të mërkurën (28.01) 54.913 vetë.

Samit për vaksinimin

Ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn kërkon durim në debatin për vaksinimin. “Ne do të kalojmë të paktën dhjetë javë të vështira me mungesën e vaksinës”, shkruan Spahn në Twitter. Ai këtu i referohet furnizimit jo të rregullt nga kompanitë BioNTech / Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca. Spahn është i hapur për një samit për vaksinimin, të kërkuar nga politikanët e SPD, ku do të ishin edhe përfaqësuesit e landeve dhe prodhuesve farmaceutikë.

Shumë politikanë socialdemokratë – përfshirë këtu edhe kryeministren e landit Rhineland-Pfalz, Malu Dreyer, krerët e qeverisë së Berlinit dhe Brandenburgut, Michael Müller dhe Dietmar Woidke – kanë kërkuar mbajtjen e një samiti për vaksinimin.

Besohet se vaksina e koncerneve BioNTech dhe Pfizer është efektive edhe kundër variantit të virusit të ri, të shfaqur në Afrikën e Jugut. Një studim laboratorik nga Pfizer dhe shkencëtarët e Universitetit të Teksasit tregon se vaksina ka humbur shumë pak efektshmëri ndaj virusit të ri.

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultate”/ Yuri Kim: Po i ndjejnë ata që po e pengojnë

Duhet të mbyllen kufijtë

Shumica e gjermanëve mendojnë, se në kohën e krizës së Coronës duhet të mbyllen kufijtë edhe brenda Bashkimit Evropian. Në një sondazh të televizionit ZDF thuhet se 57 përqind e gjermanëve mendojnë se kufijtë duhet të mbyllen, 40 përqind janë kundër. 59 përqind e të anketuarve mendojnë se mbylljet e shkollave janë të drejta, ndërsa kundër janë 35 përqind. Në përgjithësi, vetëm 14 përqind i konsiderojnë masat e tanishme kufizuese si të ekzagjeruara, 56 i konsiderojnë ato si të duhura – ndërsa 28 përqind bëjnë thirrje për shtrëngim edhe më të madh të masave.

Gjermania në menaxhimin e krizës së Coronës nuk është ndër vendet e para. Një studim nga Instituti Lowy në Sidnei të Australisë tregon, se Gjermania zë vendin e 55-të nga 98 vende sa janë përfshirë në këtë studim. Në studim thuhet se më e mira në menaxhimin e krizës së Coronës është Zelanda e Re, ndërsa në vendin e fundit është Brazili. Renditja është bërë mbi bazën e gjashtë kritereve – duke përfshirë këtu edhe numrin e infektimeve, numrin e të vdekurve dhe testet.

Përveç Zelandës së Re, në dhjetëshen më të mirë janë edhe Vietnami, Tajvani, Tajlanda, Qiproja, Ruanda, Islanda, Australia, Letonia dhe Sri Lanka. Zelanda e Re e ka mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit përmes mbylljes së kufijve të jashtëm, bllokimit të menjëhershëm dhe testeve të shpeshta të Coronës. Ndër vendet me suksesin më të vogël në këtë pandemi janë (përveç Brazilit) edhe Meksika (vendi i 97-të), Kolumbia (96-të), Irani (95) dhe SHBA (94).

Kina në të cilën është shfaqur për herë të parë virusi Corona nuk është përfshrië në studimin e Institutit Lowy. Studiuesit thonë se ata nuk kanë pasur të dhëna të mjaftueshme për të bërë studim të mirë në këtë vend./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Covid-19 do të jetë sëmundje sezonale, mund të përsëritet në dimrat e ardhshëm

Publikuar

-

Nga

Covid-19 do të jetë sëmundje sezonale, mund të përsëritet në dimrat e ardhshëm

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Një numër në rritje i shkencëtarëve po shkojnë drejt hipotezes se Covid-19, do te jetë një sëmundje sezonale që do të përsëritet në dimrat e ardhshëm. Për të mbështetur këtë hipotezë, ata paraqesin disa argumente:

1.Vaksinat nuk japin imunitet të plotë ndaj SARS-CoV-2;

2.Disa variante të reja të virusit janë shumë më pak të ndjeshme ndaj vaksinave të disponueshme;

3.SARS-CoV-2 është një koronavirus, një familje virusesh me sezonalitet të theksuar;

4.Vaksinat nuk u jepen fëmijëve në këtë kohë, gjë që kufizon mundësinë e arritjes së imunitetit të tufës.

Shkencëtarët vlerësojnë se duhet ndërmjet 70 dhe 80% e popullatës imune për të arritur këtë imunitet të tufës, e cila zvogëlon në mënyrë drastike qarkullimin e virusit.

Për më tepër, mbeten për t’u studiuar disa faktorë, veçanërisht mundësia e ri-infektimit nga SARS-CoV-2. Pacientët e prekur nga lloji i egër i virusit mbase mund të infektohen për herë të dytë me variante të reja. I vetmi imunizim i mundshëm i plotë do të ishte atëherë përmes një vaksine efektive kundër të gjitha varianteve të virusit.

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në 24 orë/ Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë

LEXO EDHE:  Basha jep intervistë duke ngarë makinën/ Ironizon Ramën: Timoni i takon shoferëve

Ekspertët konsiderojnë pesë lloje të strategjive të mundshme per te perballuar nje covid sezonal.

Një intensifikim i përpjekjeve të vaksinimit për të imunizuar popullsinë më shpejt sesa shfaqen variantet;

Monitorim nga afër i epidemiologjisë Covid-19 dhe në veçanti shfaqjen e varianteve të reja për të përshtatur fushatat e vaksinave në kohë reale;

Përmirësim i kapaciteteve te shtrimit dhe reanimacionit për të menaxhuar më mirë format e rënda të Covid-19, pa shkaktuar mbushje të shërbimeve spitalore;

Ulja e transmetimit gjatë muajve të dimrit përmes miratimit të masave të veçanta të edukimit shëndetësor;

Modifikim i sjelljeve individuale të rrezikut, veçanërisht në mesin e njerëzve më të ndjeshëm ndaj virusit (njerëz të moshuar, njerëz me sëmundje kronike).

Vetëm e ardhmja mund të konfirmojë ose mohojë kthimin në dimër të Covid-19 në vitet që vijnë, por secili vend mund dhe duhet të përgatitet për të, duke miratuar njërën ose tjetrën nga këto strategji.

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19/ Aktiviteti fizik dhe lëvizja parandalojnë rrjedhën e rëndë të sëmundjes

Publikuar

-

Nga

Një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin prej saj.

Sipas një studimi të botuar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, për të cilin studiuesit ekzaminuan rastet e pothuajse 50,000 pacientëve të infektuarve me korona në SHBA, një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin.

15 përqind e pacientëve të ekzaminuar thanë se kishin 0 deri në 10 minuta aktivitet fizik në javë, rreth 80 përqind kishin një lloj aktiviteti nga 11 deri në 149 minuta në javë, dhe 7 përqind thanë se kishin një aktivitet fizik prej më shumë se 150 minuta në javë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit që të paktën dy vjet para infektimit kanë pasur pak aktivitet fizik, kanë 73 përqind më shumë gjasa që të kenë nevojë për trajtim në spital apo për trajnim në pavionet e reanimancionit dhe 32 përqind më shumë rrezik që të vdesin prej Covid-19, sesa pacientët fizikisht aktivë.

LEXO EDHE:  Basha jep intervistë duke ngarë makinën/ Ironizon Ramën: Timoni i takon shoferëve

LEXO EDHE:  Basha jep intervistë duke ngarë makinën/ Ironizon Ramën: Timoni i takon shoferëve

Madje sipas studimit mungesa e lëvizjes përbën një rrezik dukshëm më të lartë për rrjedhën e sëmundjes sesa, për shembull, pirja e duhanit, mbipesha ose tensioni i lartë./VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Publikuar

-

Nga

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur e sigurt se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E pyetur për procesin e vaksinimit nëse PS humbet zgjedhjet, Manastirliu kundërshtoi panelistët dhe tha në Rtsh se ata kanë planifikuar që gjithçka të shkojë siç duhet.

“Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet dhe ne do të mbajmë të gjitha premtimet që kemi dhënë. Jemi me ritme shumë të shpejta dhe të larta të vaksinimit të popullatës. Tani do merremi me operatorët turistiëk për të pasur një sezon turistik pa kufizime.

PS do të fitojë dhe kemi siguruar gjithçka që procesi i vaksinimit të vijojë ashtu siç është planifikuar. Njerëzit janë të bindur dhe nuk duan të rikthehen më pas në kohë, ata duan të ecin përpara. Unë jam shumë pranë qytetarëve dhe ne duam të vijojmë vaksinimin, rindërtimin”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE