LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

86 ditë larg zgjedhjeve/ Meta thirrje qytetarëve: Rinovoni mjetet e identifikimit

29 Janar 2021, 12:04, Aktualitet CNA
86 ditë larg zgjedhjeve/ Meta thirrje qytetarëve: Rinovoni mjetet e

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të verfitikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit pasi na ndajnë vetëm 86 ditë nga zgjedhjet.

Meta thekson se ronovimi i tyre është i domosdoshëm dhe mospasja e një karte të vlefshme ID është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës. Sipas presidentit, çdo neglizhencë në këtë drejtim penalizon të ardhmen europiane të vendit.

?U paraqita sot pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative nr.13 në Tiranë, për t?u pajisur me kartën e re biometrike të identitetit ID.
Kur na ndajnë edhe 86 ditë nga zgjedhjet e shumëpritura të 25 prillit 2021, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Rinovimi i tyre është i domosdoshëm! Mospasja e një karte të vlefshme ID është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës. Mos neglizhoni dhe mos e leni aplikimin për në çastin e fundit! Gjithashtu, ju ftoj të verifikoni sa më parë emrin në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës tuaj të votimit dhe në rast se vini re parregullsi tek të dhënat, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative. Është thelbësore, që të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të kenë mundësi të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit.
Të votosh është e drejtë, por edhe një përgjegjësi e lartë qytetare. Çdo neglizhencë në këtë drejtim penalizon të ardhmen europiane të vendit?, shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga