LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksine ruse apo kineze në Shqipëri/ Kim: Unë i besoj...

28 Janar 2021, 22:31, Aktualitet CNA
Vaksine ruse apo kineze në Shqipëri/ Kim: Unë i besoj...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk është shprehur kundër ardhjes së vaksinës kineze, ruse, apo qoftë të një shteti nga ana lindore e botës në Shqipëri.

Ajo i beson sigurisht vaksinës amerikane, pasi SHBA ka standarde më të larta të gjithpranueshme në gjithë botën, por sipas saj kujdesi shëndetësor është vendim tërësisht personal, ashtu si në rastin e Shqipërisë.

PJESË NGA INTERVISTA

Sokol Balla: Z. Minxhozi bën një pyetje tërësisht ndryshe. A duhet Shqipëria të jetë fleksibël ndaj vaksinave lindore, më saktësisht kineze dhe ruse? Cili do të ishte reagimi i Shteteve të Bashkuara nëse vaksina të tilla vijnë në Tiranë, ashtu siç ndodhi pak kohë më parë në Beograd?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka mjaftueshëm informacion mbi vaksinat që ofrohen. Kujdesi mjekësor është një vendim tërësisht personal që gjithsecili merr, por, përsa më përket mua, mund t?ju them se cilës i besoj unë?

Sokol Balla: Cilës?

Ambasadorja Kim: ?sigurisht, amerikanes. Ne kemi standarte më të larta, dhe mendoj se kjo pranohet në mbarë botën, por unë do t?i nxisja qytetarët të bëjnë kërkimet e tyre, të shohin shkallën e suksesit, të shohin efektet anësore, ka mjaftueshëm informacion në dispozicion për variantet e ndryshme që ofrohen./CNA.al

Lajmet e fundit nga