Connect with Us

U arrestua me shumë zhurmë/ Gjykata lë të lirë të “fortin” e Shkodrës

Kronika

U arrestua me shumë zhurmë/ Gjykata lë të lirë të “fortin” e Shkodrës

Publikuar

-

Policia sekuestron 33 kilogram kanabis/ Arrestohen 5 shtetas në Elbasan

Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër liron nga burgu Bledar Cafin duke e dërguar në arrest shtëpie. Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se ky vendim i sotëm i gjykatës sfumon zhurmën e krijuar pas arrestimit të Cafit nga Interpol Tirana dhe policia e Shkodrës pak ditë më parë për qëllime ekstradimi.

Madje në vendim, gjykata ka harruar të shprehet, nëse duhet ruajtur me policë ose jo Cafi gjatë përmbushjes së “arrestit shtëpiak”.

Nga ana tjetër gjykata nuk ka harruar të shprehet, se personi i arrestuar për arsye ekstradimi mund të lëvizë nga banesa sa herë të ketë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor. Menjëherë pas arrestimit tre ditë më parë, policia e Shkodrës publikoi njoftimin zyrtar, që gjatë operacionit të koduar me emrin “Buna” ishte bërë e mundur arrestimi i Bledar Cafit.

LEXO EDHE:  Kapet 42 vjeçari nga Tepelena/ Akuzohej për falsifikim dokumentash

Në njoftim thuhej se 41-vjeçari është banues në Shkodër dhe se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana.

Gjykata e Triestes në Itali, me vendimin e datës 04.06.2020, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Ky është vendimi i dytë i gjykatës së Shkodrës brenda pak ditësh, duke rrëzuar masat e sigurisë me arrest burgu pa afat të prokurorisë me qëllime ekstradimi drejt vendeve të huaja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përmbyset kamioni në Kuçovë/ Drejtuesi i mjetit mbetet i bllokuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Kozare , në Kuçovë. Shtetasi me inicialet A.P, duke drejtuar mjetin e tij tip “Kamion”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ndërkohë që shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë në nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka mbetur i bllokuar në mjet.



“Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

LEXO EDHE:  Plehrat ndezin “gjakrat”/ Banorët përplasen me policinë në Gjirin e Lalzit

LEXO EDHE:  Kapet 42 vjeçari nga Tepelena/ Akuzohej për falsifikim dokumentash

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po lëvizte me biçikletë/ Makina përplas 56-vjeçarin në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 56-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murras.

Sipas burime nga policia bëhet me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin me inicialet V.H , 56 vjeç.



“Më datë 24.09.2021,rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Plehrat ndezin “gjakrat”/ Banorët përplasen me policinë në Gjirin e Lalzit

LEXO EDHE:  Mjekëve u ndalohet greva nga policia e Rilindjes/ Reagon ashpër Vasili: A kanë turp këta!

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kokainë dhe 25 milionë euro/ Arrestohen 3 “bishat” shqiptare në Itali

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia italiane ka arrestuar 5 persona, mes tyre tre shqiptarë për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 5 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Bestia’, dy nga të cilët italianë të moshës 45 dhe 52 vjeç dhe tre shqiptarë të moshave 22, 27 dhe 55 vjeç, ishin pjesë e rrjetit të organizuar kriminal.

LEXO EDHE:  Policët amerikanë gjunjëzohen për t’u solidarizuar me protestuesit

LEXO EDHE:  25 vjeçarja humbi jetën në spital/ Policia shoqëron mjekët

Gjatë aksionit u sekuestruan 3 kg kokainë dhe 25 milionë euro cash.



Këta persona raportohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin kokainë nga Shqipëria dhe baza e logjistikës ishte në Bra.

Mësohet se grupi i drejtohej njëri tjetrit me nofkën “Bisha” dhe për këtë arsye edhe operacioni i policisë u kodua me këtë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE