Connect with Us

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat në fundjavë

Sociale

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat në fundjavë

Publikuar

-

Kthjellime dhe vranësirave kalimtare/ Parashkimi i motit për sot

Pas këtyre dy ditëve pa reshje pritet sërish një përkeqësim i konditave meteorologjike.

Dita e premte do të rikthejë përsëri reshjet në vend. Reshjet e shiut do të jenë të jenë të herëpasherëshme, por intensitet mesatar do të fitojnë në pjesën e dytë të ditës.

Në zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna, pritet që sërisht reshjet të jenë me intensitet mesatar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, ndërsa lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të djelën).

LEXO EDHE:  Moti i keq bllokon përmbyt dhe lë pa energji disa qytete

Dita e dielë do të rikthejë përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit. E gjithë kjo situatë mund të sjellë rritjen e nivelit të ujit në lumenjë (Drini, Buna).

Në lartësinë mbi 600 metra në veri dhe në lartësin mbi 900 metra në jugilindje reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Kjo paqëndrueshmëri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut, e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 08:00-17:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim i OST për abonentët #Tiranë

Stakim, 22-24 qershor

Pêr shkak të investimit që po kryen OST për mirëmbajtjen e NST Ibë, në datat 22-24 qershor gjatë intervalit kohor 08:00-17:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:

LEXO EDHE:  Moti i keq bllokon përmbyt dhe lë pa energji disa qytete
LEXO EDHE:  Në cilën anë të shtratit flini?/Ja çfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

22-24 qershor.

Bërzhitë, Mullet, Baldushk

23-24 qershor

Pjesërisht/ Mullet, Ibë

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kufizimet anti-COVID/ Ministria e Turizmit kërkesë Komitetit të Ekspertëve: Të rishikohen masat

Publikuar

-

Nga

Kufizimet anti-COVID/ Ministria e Turizmit kërkesë Komitetit të Ekspertëve: Të rishikohen masat

Ornela Çuçi, zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit duke iu përgjigjur kërkesës së Unionit Turistik Shqiptar për të zbutur kufizimet anti-COVID, thotë se kjo është një çështje që i takon Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Znj. Çuçi theksoi se Ministria e Turizmit ka bërë kërkesë për lehtësimin e masave dhe pritet që Komiteti Teknik të mblidhet së shpejti për lehtësimin e masave sa i takon orës policore dhe lejimit të muzikës pas orës 23:00.

“Kërkesa e Unionit ka të bëjë me dy çështje, orën policore sepse ardhja e avionëve është pas orës 23:00 edhe pse ka lehtësime dhe për çështjen e lejimit të muzikës. Specifikojmë se vazhdojmë të jemi në kushtet e pandemisë dhe çdo vendim i marrë dhe i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë apo Ministria e Turizmit vazhdon të jetë përgjegjësi e Komitetit të Ekspertëve. Komiteti i Ekspertëve do të rishikojë këtë kërkesë nga Ministria e Turizmit për të parë se çfarë mund të bëhet me ndryshimin e këtyre orareve”, tha znj. Çuçi.

Zv.ministrja e Turizmit gjatë intervistës për Euronews Albania u shpreh se agjencitë turistike kanë si shqetësim kryesor garantimin e shëndetit për udhëtarët dhe Shqipëria është e favorizuar nga numri i ulët i infektimeve. Gjithashtu një tjetër pikë të favorshme për Shqipërinë, znj. Çuçi përmendi qëndrueshmërinë e protokollit të masave gjatë sezonit duke mos krijuar konfuzion.

Por, pavarësisht kësaj zv.ministrja e Turizmit tha se vihet re një rënie e numrit të turistëve nga vendet skandinave për shkak të frikës së qytetarëve për të udhëtuar. Ajo përmendi edhe një faktor negativ masat që vendet e huaja kanë si karantinimi i detyrueshëm që frenon udhëtimet.

LEXO EDHE:  Në cilën anë të shtratit flini?/Ja çfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

LEXO EDHE:  Si ta zbuloni se çfarë di për ju Facebook-u

Ornela Çuçi u pyet gjatë intervistës edhe për një shqetësim që kanë ngritur shumë pushues ku në plazhe private nuk u lejohet të mbajnë termus. Zv.ministrja e Turizmit tha se “qeveria nuk mund të merret” me të tilla masa por shtoi se bizneset duhet të tregohen të kujdesshme në sjelljen ndaj pushuesve se kjo mund të paralizojë biznesin e tyre.

“Ne nuk jetojmë në një ekonomi të planifikuar, jetojmë në një ekonomi tregu, ku secili nga resortet, secili nga hotelet, restoranteve ka planin e tyre të masave si të jenë më afër klientëve të tyre dhe të marrin sa më shumë review (vlersim) të mira në mënyrë që turistët të rikthehen. Secili prej tyre do të duhet të mendojë shumë më tepër se çfarë do të duhet t’u ofrojë në mënyrë që të rikthehen. Nëse nuk do të marrin review pozitive ne të gjithë bashkë do të vuajmë pasojat e kësaj sjellje të turizmit”, përfundoi znj. Çuçi./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sezoni turistik nis ngadalë prej pandemisë në bregdetin jugor të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Pas një viti pandemie me mjaft sfida sektori turistik ka nisur aktivitetin me ritme të ngadalta në bregdetin jugor të Shqipërisë. Në Sarandë dhe Vlorë agjensitë turistike po menaxhojnë grupet e para turistike të huaja, kryesisht nga vendet e Europës Lindore.

Vasil Bedini, sipërmarrës në fushë e turizimit thotë se Qarku i Vlorës ka nisur të japë sinjalet e para pozitive.

“Kemi pasur grupe turistësh nga Ukraina dhe Bjellorusia, e cila nga konflikti ditë e fundit është mbyllur. Gjithsesi qyteti i Vlorës i ka hapur dyert dhe ka pasur lëvizje sidomos gjatë fundjavave me kapacitte shumë të larta. Presim që në ditët në vazhdim Qarku i Vlorës t`i rikthehet atij që ne e marrim si vit reference, vitit 2019″, thotë zoti Bedini.

Ndërsa Arben Çipa, një sipërmarrës turistik në Sarandë thotë se turizmi po jep shenja jete jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në zonat natyrore dhe ato të njohura për trashëgiminë kulturore.

Jep shenja jete turizmi. Po e rimerr veten duke filluar që nga zona bregdetare e duke vijuar me zonat më të thella si Butrinti, Berati dhe Gjirokastra. Fokusimi i turistëve është kthyer tek vendet me vlera të Shqipërisë“, thotë ai.

Vështirësitë kufitare që lidhen me lëvizjen e prurjeve trustike shihen si sfida më e madhe aktuale nga të dy sipërmarrësit turistik në Vlorë dhe Sarandë .

Vasil Bedini thotë se “ka ende shumë shtete të Europës që nuk e kanë vendosur dhe nuk e kanë hequr Shqipërinë nga “harta e kuqe”. Presim sinjale positive që Austria, Italia Gjermania por edhe nga vendet e tjera që tradicionalisht kanë qenë klientët tanë”.

Arben Çipa, sipërmarrës Sarandë thotë se “destinacioni i Durrësit ka filluar të funksionojë në nivele mjaft të mira.Çarterat funksionojnë normalisht me Ukrainën, tregun polak, ndërsa për sa i përket Sarandës jemi në pritje të hapjes së kufirit detar me Korfuzin pasi Aeroporti i Korfuzit shërben për të lehtësuar ardhjen e turistëve të huaj në zonën bregdetare shqiptare”.

Ndërkohë duket se turizmi vendas vijon të mbështesë ekonominë turistike në dy qarqet bredgetare sidomos në fundjavë. Zoti Bedini thotë se turizmi nga Kosova dhe hapësira shqiptare I shpëtoi gjatë periudhës së pandemisë njësitë turistike nga falimentimi.

LEXO EDHE:  Si ta zbuloni se çfarë di për ju Facebook-u

LEXO EDHE:  Muaji filloi me diell/ Zbuloni surprizat e motit për këtë jave

Gjithë sektori turizmit e ka bërë punën e vet duke marrë masa për të pritur turistët e huaj por edhe vendas.Vitin 2020 na ndihmuan bashkatdhetarët e Kosoëvs që e mbajtën turizmin në nivele të mesme duke e shpëtuar nga falimentimi”, thotë ai.

Në zonën bregdetare nga Vlora në Sarandë është rritur së fundi kapaciteti i hotelerise ndonëse ky ishte nga sektorët më të prekur nga pandemia.

Jolio Dine, që punon në këtë fushë thotë se Saranda ka përmirësur shërbimet dhe insfrastruktura është më e mirë dhe krahasimisht me vitin e shkuar ka një rritje të prurjes turistike.

Ka një rritje të turistëve në përgjithësi dhe atyre që e frekuentojnë hotelin tonë. Ka një rritje për tremujorin duke e krahasur me vitin e shkuar, ka më shumë prurje dhe më shumë rezervime. Shpresojmë që korriku, gushti por edhe shtatori të jenë më mirë se viti i shkuar.“, thotë zoti Dine.

Ai thotë se hapja e kufijve me Greqinë do të sillte lehtësi për lëvizjen turistike ndërkohë që masat në kuadër të pandemisë kanë ndikuar këtë vit në mosardhjen e turistëve nga vendet nordike.

Sarandën vazhdon “ta penalizojë” mos-hapja e kufijve me Greqinë. Ndërkohë me vendet nordike e kemi të bllokuar këtë vit marëdhënien bilaterale për shkak të masave të pandemisë por shpresojmë që vitin tjetër këto masa të hiqen dhe turistët nordikë që janë të shumtë për qytetin tonë të rikthehen“.

Të dhënat zytare shqiptare për 4 muajt e parë të këtij viti flasin se hyrjet e shtetasve të huaj mbetën rreth 30% më të ulëta se në nivelet e para pandemisë, ndërsa hyrjet e shtetasve të Kosovës janë 21% më të larta se periudha e para fillimit të pandemisë. Sektori turizmit përbën në Shqipëri mbi 20% të Prodhimti të Brendshëm Bruto duke punësuar mbi 200 mijë persona./ VOA

LEXO TE PLOTE