LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i përgjimeve dhe infektimi i Piperos/ Artan Hoxha zbulon lidhjen, pse historia zgjati 3 ditë?

28 Janar 2021, 20:46, Politikë CNA
Skandali i përgjimeve dhe infektimi i Piperos/ Artan Hoxha zbulon lidhjen,

Gazetari investigativ Artan Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin?As pro as kundër?, ku mes të tjerash ka komentuar dhe skandalin e pëgjimeve të antimafias italine ku përmenden emra zyrtarësh të lartë shqiptarë.

Hoxha u shpreh se debatet zgjatën vetëm tre ditë dhe kjo nuk ishte aspak surprisë, pasi në ditën e katërt u sëmur mjeku Pëllumb Pipero dhe e gjithë vëmendja shkoi tek ai.

?Shteti heshti? Nuk heshti por deshi të dëgjonte çfarë do thuhej. U bë një shkrim të një maniat mediatik që kemi ne këtu. Ai shkrimi i ditës së parë u lexua ditën e tretë si përgjigje zyrtare e republikës së Shqipërisë nga kryeministri dhe tha në vitin 2018  në Shqipëri Ndragheta dështoi, dhe ndërtoi vetëm një dyqan veshjesh.

Kryeministri si një kryeredaktor tha mos u merrni me këtë. Dhe në fund doli se fajtori ishte media. Historia zgjati fiks tre ditë. Ditën e katërt u sëmur në kohën  duhur Pipero që i uroj të shkuara. U sëmur fiks ku duhej dhe pasdite na bombarduan me sondazhe dhe sot nuk po flet njeri për Ndraghetën?, tha Hoxha.

Lajmet e fundit nga