LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri në fushë, Ibra dhe Lukaku do dënohen

28 Janar 2021, 07:39, Sport CNA
Sherri në fushë, Ibra dhe Lukaku do dënohen

Dita e gjykimit për kartonët e Ibrës dhe Lukakut mund të jetë e nesërmja, që është edhe afati i fundit në të cilin duhet të mbyllet turi i vendimeve të arbitrazhit sportiv.

Duke qëndruar në fushën e hipotezave, nëse Valeri ka shkruar në raportin e ndeshjes se kartonët e verdhë i nxori sepse dy sulmuesit u vendosën ballë për ballë, do të thoshte se nuk ka asnjë gjurmë të fyerjeve për të cilat flitet prej dy ditësh. Në atë rast do të shkonte në raportet e inspektorëve federalë dhe më pas prokurori mund të kërkonte hetime të mëtejshme.

Nëse, nga ana tjetër, të dy të verdhët do të kishin mbërritur për fyerje, atëherë gjithçka do të mbyllej me aq. Por, është e vështirë të mendosh se një gjyqtar nuk u tregon të kuqe dy lojtarëve fajtorë për një dhunë të tillë verbale.

Në përmbledhje: Prova televizive mund të kërkohet në raste të jashtëzakonshme nga Prokurori Federal vetëm nëse diçka mungon në tërësinë e raporteve të arbitrit të ndeshjes dhe vëzhguesit të ndeshjes, ndaj si Interi ashtu edhe Milani nuk mund të jenë 100 për qind të qetë për skualifikimet e mundshme, pavarësisht se belgu e ka të sigurt që do të mungojë në gjysmëfinalen e parë të Kupës.

Lajmet e fundit nga