Seria A
Realizoi gol ndaj Lacios, Gjimshiti cilësohet një luan

Në ditën e djeshme, janë zhvilluar dy takime të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë teksa të impenjuar ishin edhe tre shqiptarë.
Kështu, në ndeshjen mes Atalantës dhe Lacios, protagonistë për ekipet respektive ishin Berat Gjimshiti dhe Vedat Muriqi. Si për rastësi, të fy futbollistët gjetën golin, por biletën për në gjysmëfinale e mori mbrojtësi i kombëtares duke qenë se Atalanta triumfoi me rezultatin, 3-2.
Ndërkohë, vlerësimi pas ndeshjes nga ana e Eurosport ishte shumë i mirë për të dy shqiptarët, madje Gjimshiti u cilësua si një luan falë performancës në fushë.
Ghimshiti, 6.5- “Në aksionin e golit të parë ishte i zoti për të qenë në vendin e duhur në momentin e duhur duke shënuar. Pati disa vështirësi në mbrojtje gjatë pjesës së parë, por në pjesën finale të sfudës është një luan”.
Muriqi, 6.5- “Gabon në golin e parë që pësoi ekipi i tij, por është i zoti për të mos u dorëzuar. Shënoi një gol të bukur dhe luajti shkëlqyeshëm për skuadrën e tij”.
Ndërkaq, për Kupën e Italisë ishte i impenjuar edhe Etrit Berisha me SPAL-in e tij. Megjithatë, portieri i kombëtares nuk mundi të shmangte pësimin e katër golave nga Juventus, edhe pse nuk pati faj në ato episode, madje ia doli të shpëtonte një goleadë më të madhe.
Nga “calciomercato”, Berisha është vlerësuar me notën 6.5 dhe theksohet fakti se ishte i pafajshëm në pësimin e golave.