Connect with Us

“Rasti im kërkon investigim”/ Pipero reagon për herë të parë pas infektimit dhe ngre pikpyetje

Shëndeti

“Rasti im kërkon investigim”/ Pipero reagon për herë të parë pas infektimit dhe ngre pikpyetje

Publikuar

-

“Rasti im kërkon investigim”/ Pipero reagon për herë të parë pas infektimit dhe ngre pikpyetje

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me koronavirus, edhe pasi bëri vaksinën anti-Covid para pak ditësh.

Fakti që Pipero u infektua pas infektimit, mori shumë vëmendje dhe diskutime. Deri më tani Pipero nuk ka reaguar për mediat, por sëfundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë ndodhet në shtëpi nën kujdes mjekësor me parametra normal.

Pipero shton se fakti që është infektuar pas vaksinimit  shtron mjaft pikpyetje, një  pjesë e të cilave e morën përgjigjen nga mjekët dje, por që bashkë me ISHP po punohet për investigimi e rastit dhe shumë shpejt do të ketë një përgjigje.

Me ndodhi dhe mua!

Nga dje ne mesdite edhe une si mjaft kolege te mi rezultova pozitiv me Sars Cov 2 (Covid 19), dhe tani ndodhem ne kushte shtepie me trajtim mbeshtetes. Per shkak te situates shendetesore, edhe pse me simptoma te lehta, por edhe te ngarkeses psikologjike normale ne kete situate, e kam pasur te pa mundur te ndjek njoftimet e mediave, te cilat i falenderoj pa perjashtim, duke ju kerkuar ndjese pa fund qe nuk e kam pasur te mundur ti pergjigjem interesimit te tyre shume profesional dhe njerezor. Jam i sigurt qe kam mirekuptimin e tyre ne kete situate.

Falenderoj dhjetra miq, nuk e dija qe kisha kaq shume, qytetare, kolege dhe politikane qe me kane telefonuar e uruar sherim te shpejte, duke me ofruar dhe ndihme te pa kursyer nese situata shendetesore do e kerkoje. Nje mik gazetar e kishte krahasuar Covid 19 me nje “rulete ruse”, dhe eshte krahasim i gjetur, po kaq e vertete eshte edhe perpjekja mbinjerezore e bluzave te bardha kudo ne bote, edhe ne Shqiperi, qe jeten e pacienteve te semure me Covid 19 te mos e leme ne “dore te fatit rulet ruse”, por ti mjekojme e sherojme.

Une kam mjekuar me qindra qytetare deri tani, por tashme jam pacient, dhe nje pacient i veçante, i veçante per faktin se une jam infektuar pasi jam vaksinuar. Dhe ky fakt shtron mjaft pikpyetje, nje pjese e te cilave me ndihmen e kolegeve ka mare pergjigje qe sot, nje pjese presin pergjigje, ndaj se bashku me koleget e Institutit te Shendetit Publik po punojme per investigimin e rastit tim me te gjitha aspektet dhe se shpejti besoj do kemi nje pergjigje te plote. Rasti im nuk eshte dhe nuk do te jete i vetmi, por ne vendin tone ndoshta eshte i pari, pasi raste te tilla jane raportuar ne shume vende te botes, vecanerisht me Izrael, ku eshte vaksinuar me shume se 30% e popullsise, dhe kjo ndodh e mund te ndodhe mbas marjes se dozes se pare te vaksines, pasi duhen se paku 2 jave te filloje prodhimi i antitrupave,(per hir te se vertetes analizat serologjike te bera ne disa laboratore, perfshire dhe Laboratorin Virologjik te ISHP konfirmojne IgG pozitive ne rastin tim) dhe ne fund te javes se trete niveli i imunitetit arrin 70-80%, e nje jave pas dozes se dyte mbrojtja eshte e sigurte dhe maksimale. Ndaj eshte shume e nevojshme qe pas dozes se pare te vaksines te vazhdojme te kemi te njejtin kujdes si cdo person i pa vaksinuar. Kjo keshille vlen per te gjithe, sot per bluzat e bardha ne proces vaksinimi, dhe neser edhe per qytataret deri ne marjen e dozes se dyte te vaksines. Duke ju falenderuar te gjitheve, shpresoj dhe lutem ta kaloj sa me lehte kete sprove te veshtire, dhe besoj fort se do kem dhe mbeshtetjen dhe lutjet tuaja! Falemnderit

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Dritan Ulqinaku: Studimi i Akademisë së Shkencave mbi COVID-19 mund të jetë nul

Publikuar

-

Nga

Rreziku nga varianti Delta/ Nëndrejtori i ISHP sqaron situatën, sa e frenon vaksinimi

Sipas një studimi të bërë nga Akademia e Shkencave rreth COVID-19 në Shqipëri, rezulton se deri në muajin qershor, 73.3 për qind e shqiptarëve kanë qenë të imunizuar nga COVID-19.

Mirëpo kjo shifër duket e dyshimtë për nëndrejtorin e ISHP-së Dritan Ulqinaku, i cili thotë se ky studim mund të mos jetë gjithëpërfshirës.

“Si shpjegohen infektimet e larta kur supozohet se në qershor ka qenë imuniteti 73 për qind dhe sot presupozohet të ketë shkuar te 80 për qind, pasi ka pasur infektime dhe vaksinime?”, argumentoi z. Ulqinaku.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Sfidat e mëdha që duhen kapërcyer, për vaksinimin e të gjithëve

LEXO EDHE:  “Shqetësuese”/ OBSH për variantin indian të Covid: Mund të jetë duke kontribuar në përhapjen e virusit



Ai tha se nuk e vë në diskutim anën e saktë teknike të studimit, mirëpo për të, nga një kampion prej 1500 individësh nga ku kanë dalë të dhënat e studimit, gjasat për përfundime të gabuara janë të mëdha.

“Ekziston mundësia që ky studim të jetë edhe nul”, tha Ulqinaku, i cili shtoi se nëse 80 për qind e popullsisë në vend do të ishte e imunizuar, atëherë shifrat e infektimeve të reja ditore nuk do të ishin aq të larta./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Delta’ i ndryshoi rregullat e lojës/ Sulçebe: I pamjaftueshëm imunizimi me 73 % e popullatës

Publikuar

-

Nga

“Tirana arrin imunizimin e tufës në fund të qershorit”/ Imunologu Sulçebe: Për Shqipërinë është pak më ndryshe

Epidemiologu Genc Sulçebe tha në emisionin Now në Euronews Albania se imunizimi i popullsisë në 73 për qind, siç rezulton nga raporti i fundit i Akademisë së Shkencave është i pamjaftueshëm.

Sipas tij me daljen në qarkullim të variantit ‘Delta’ të COVID-19 rregullat e lojës kanë ndryshuar dhe fasha e imunitetit duhet të rritet me të paktën 20 për qind, pra të shkojë deri në 90 për qind në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv.

LEXO EDHE:  “Shqetësuese”/ OBSH për variantin indian të Covid: Mund të jetë duke kontribuar në përhapjen e virusit

LEXO EDHE:  Si reagimi ndaj pandemisë, ka përkeqësuar shumë sëmundje të tjera



“Duhet të rrisim fashën e imunizimit tek grupmosha nën 20 vjeç që është fare e pavaksinuar, duke arritur imunitetin kolektiv. Duhen vaksinuar me urgjencë gjysmë milionë shqiptarë të paimunizuar”, tha z. Sulçebe./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet sërish numri i rasteve me Covid/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer, 5175  testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 872 qytetarë, dhe 7 viktima.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

LEXO EDHE:  “Shifrat e infeksioneve po rriten”/ Epidemiologu: Qytetarët duhet të respektojnë masat

LEXO EDHE:  “Shifrat e infeksioneve po rriten”/ Epidemiologu: Qytetarët duhet të respektojnë masat

Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 872
Të shëruar në 24 orë 820
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5175

Testime totale 1,160,896
Raste pozitive 164,276
Raste të shëruara 148,937
Raste Aktive 12,745
Humbje jete 2,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5422
Shkodër 1277
Durrës 1229
Fier 1195
Vlorë 744
Lezhë 590
Elbasan 667
Berat 495
Korçë 327
Kukës 313
Gjirokastër 263
Dibër 223

LEXO TE PLOTE