LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD prezanton programin ekonomik/ Tabaku bën bilancin: Situata emergjente

28 Janar 2021, 11:16, Politikë CNA
PD prezanton programin ekonomik/ Tabaku bën bilancin: Situata emergjente

Partia Demokratike prezanton sot programin politik.

Fjalën e para e ka marë Jorida Tabaku, e cila është ndalur të sqarojë së pari planin ekonomik.

Ish-deputetja Tabaku gjatë fjalës së saj tha se Shqipëria është në vështirësi ekonomike, duke shtuar se në 8 vitet e fundit ka pasur një rritje me 1.4%.

Tabaku theksoi se kostoja e jetesës është rritur dhe nga ana tjetër ka edhe një rritje të papunësisë.

Deklarata e plotë

Ekonomia e Shqipërisë është në situatë emergjente në të gjitha drejtimet. Gjatë 8 viteve të fundit, Shqipëria është shkatërruar. Rënia ekonomike për vitin 2020 pritet të jetë, 7.5%. Kjo do të thotë një ekonomi më e dobët për shqiptarët, për familjet dhe bizneset. Vendi jonë ka të ardhurat për frymë më të ulëtin në rajon, 4900$/frymë, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet më të varfra.

Shqipëria fiton, kur ekonomia rritet, shqiptarët fitojnë kur ekonomia jonë përformon mirë, jo kur shifrat manipulohen për të prodhuar më shumë propagandë. Motori i ekonomisë shqiptare është shuar, rritja ekonomike në 8 vite të qeverisjes ka qenë mesatarisht 1.4%. Pra, më pak të ardhura dhe mundësi punësimi për shqiptarët dhe familjet e tyre. Nuk mund të kemi shqiptarë me mirëqenie të lartë kur kemi një Shqipëri të varfër.

Ekonomia është shkatërruar, kostoja e jetesës është rritur, ashtu si ditë pas dite, edhe papunësia. Më shumë se 100 mijë të papunë për vitin e fundit.

Shqipëria fiton, kur borxhi i marrë është i kujdesshëm dhe kur investohet në infrastrukturë rrugore, shkolla më të mira apo investime strategjike që prodhojnë rritje ekonomike. Familjet shqiptare përfitojnë kur taksat e tyre i kthehen pas në investime. Fatkeqësisht sot  Shqipëria ka nivelin më të lartë të Borxhit Publik, i llogaritur pa PPP-të ai shkon në 83.5% të PBB. Kjo padrejtësi po i kushton Shqiptarëve një borxh më të lartë, një të ardhme më të pasigurt dhe taksa më të larta.

Shqipëria fiton, kur resurset ekonomike të vendit vendosen në dispozicion të talenteve dhe punës. Në 8 vite synimi i qeverisë ka qenë për të mbështetur bizneset që kanë fituar PPP. Çdo vit mbi 120 mln euro kanë shkuar në mënyrë abuzive në xhepat e pak klientëve, borxhi publik që paguhet nga taksat tona ka shkuar në portofolin e oligarkëve që kanë përfituar PPP, pa prodhuar rritje ekonomike.

Shqipëria fiton, kur investimet e huaja direkte prodhojnë punësimin dhe rritjen ekonomike. Shqipëria ka 0 investime të huaja të reja, niveli i investimeve në Shqipëri është i ngjashëm me atë të para 8 viteve.

Shqipëria fiton, ditën kur qeveria është aleate dhe jo armike e biznesit. Sot biznesi ka një mjedis armiqësor, të pasigurtë ku në tetë vite kanë ndodhur 60 ndryshime ligjore dhe 170 vendime ministrash.

Shqipëria renditet e 82 mes 190 vendeve në raportin e fundit të ?Doing Business?.

Shqipëria fiton, kur ekonomia e tregut funksionon, jo kur monopolet sundojnë. Fatkeqësisht favorizimi ka shkatërruar konkurrencën dhe tregun e lirë. Në një sistem të korruptuar nuk mund të fitojë më i miri dhe më i zoti.

Shqipëria fiton kur administrata tatimore nuk sillet si gjobaxhie në kurriz të biznesit dhe sipërmarrjes. 93.2% e bizneseve shqiptare ankohen se vizitohen nga tatimorët që kërkojnë ryshfetin ose vendosin gjobën.

Lajmet e fundit nga