Connect with Us

Pastrim parash e grup kriminal/ SPAK kërkon 21 vite burg për dy biznesmenët

Kronika

Pastrim parash e grup kriminal/ SPAK kërkon 21 vite burg për dy biznesmenët

Publikuar

-

I akuzuar për korrupsion/ SPAK liron nga qelia ish-shefin e logjistikës së “Burgut 313”

SPAK ka kërkuar 11 vite burg për biznesmenin Astrit Beqiri e 10 vite burg për Dhimitër Shkodranin.

Grupi ku bënin pjesë Beqiri dhe Shkodrani trafikonte kokainë në vendet e BE dhe sipas njoftimit të SPAK, ata kanë trafikuar rreth 1.6 ton kokainë. Sipas hetimeve në Danimarkë, grupi kriminal i sillte paratë cash në Maqedoni me autobus nga Danimarka. Paratë i merrte Dhimitër Shkodrani në Maqedoni dhe i sillte te Astrit Beqiri në Shqipëri.

Ata u përballën me akuzat për “Pastrim parash” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Autoritetet daneze të drejtësisë kanë kryer hetime për një grup të strukturuar kriminal, në përbërje të të cilit ishin kryesisht shtetas shqiptarë, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, kryesisht të llojit “kokainë”. Është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së. Gjatë hetimeve, autoritetet daneze konstatuan se anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal të ardhurat me natyrë kriminale i dërgonin “cash” në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si dhe në aktivitete biznesi.
Në këto rrethana me kërkesë të autoriteteve daneze, prokuroria shqiptare filloi hetimet, të cilat u fokusuan në drejtim të evidentimit të pasurisë që anëtarë të këtij grupi kishin investuar në Shqipëri. Gjithashtu në marrëveshje dhe koordinim me autoritetet daneze në të njëjtën ditë, në datën 26.06.2019, në kuadër të operacionit “Goldfinger”, u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim. U sekuestruan 40 kg kokainë (në Danimarkë, Hollandë etj), u sekuestruan mbi 600 mijë euro, armë zjarri, granata, disa automjete, objekte te ndryshme, etj.
Po në datën 26.06.2019, në Shqipëri u bë arrestimi i shtetasit Astrit Beqiri, 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147 të vitit 2019, janë kryer në bashkëpunim shumë efektiv me autoritetet gjyqësore daneze dhe norvegjeze dhe kanë evidentuar skemën e pastrimit të produkteve të veprës penale si më poshtë:

Grupi i strukturuar kriminal, sipas një skeme të mirëpërcaktuar, paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve të shoqërisë “ALBA TRANS” (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte shtetasi B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, shtetasi Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin tek shtetasi Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

I pandehuri Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si SOKOL Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se i pandehuri Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur ti pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme etj. Në kuadër të këtij procedimi penal janë sekuestruar me synim konfiskimin :
173.500 euro dhe 8 629 000 lekë (të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri).
Pularia “RENS 2015”, e cila figuron e regjistruar në emër të të pandehurit Astrit Beqiri, por që hetimi ka provuar se investimi në këtë pulari është si rezultat i parave që rridhnin nga aktiviteti kriminal i kunatit të tij Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Pularia aktualisht është nën sekuestro, në gjendje pune dhe administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konsfiksuara.
Gjashtë banesa në Velipojë, Shkodër;
Motorr tip “Motorr Yamaha”, me targe SH 133 E ;
Automjet BMË X5 me targe AA 323 LJ ;
Automjet tip Benz Mercedes E320CDI me targe AA 139 LG ;
Automjet tip “Volksëagen Golf”, me targe AA 165 VH ;
Automjet tip “Fiat” me targe SH 2872 E ;
Automjet tip “Mercedes Benz E250TD”, me targe SH 6672 D ;
Furgon ngjyrë e verdhë, i markës IVECO, me targa AA 866 FB ;
Furgon i markës ATP, Daimler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA 803 RF;
Krahas dërgimit per gjykim të dy të pandehurve, Prokuroria e Posacme vazhdon hetimet edhe në drejtim të autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë skemë të pastrimit të produkteve të veprës penale”, thuhet në njoftimine SPAK./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Hidhet nga kati i pestë/ Humb jetën 56 vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier.

Dyshohet se një person është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-Shkrumbohet një makinë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një makinë është shrkumbuar nga flakët sot në Tiranë

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë qendrës “Kristal”, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Mjeti tip “Benz A Class”, me targa AA 110 GT është përfshirë nga flakët dhe me gjithë ndërhyrjen e zjarrikësve është djegur plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 47 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.

LEXO EDHE:  SHBA e tha fjalën/ President a pronar mediash, drejtësia do ta gjunjëzojë për krimet

LEXO EDHE:  The daughter buys 8 million Lek the death of her mother/ SPAK is immediately set in motion

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE