Sport
Partizani nuk ndalet, gati dy goditje të tjera në merkato

Te Partizani ka vetëm një repart që mund të quhet problematik, sa i takon alternativave.
Në mbrojtje, Daja ka pak lojtarë dhe siç e theksoi në prononcimin para sfidës me Teutën, po pret lojtarë që të dublojë repartet, duke lënë të kuptohet se minimalisht do të ketë dy afrime, një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës i majtë.
Gjithashtu, Daja tha se ka studiuar alternativa së bashku me drejtorin Rama deri pas mesnate, në tregun e huaj. Kampionati ku Partizani po studion për emra mësohet të jetë ai kroat.
Kur jemi futur në ditët e fundit të merkatos, priten nga momenti në moment afrimi i dy mbrojtësve, që me shumë gjasa, mund të bëhen njëkohësisht