Bota
Origjina e Covid-19/ Ekipi i OBSH-së në Wuhan fillon punën në terren

Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të fillojë punën në terren, në Wuhan të Kinës, pasi anëtarët e tij e kanë përfunduar karantinën.
Ekipi do të hetojë origjinën e koronavirusit që gjunjëzoi gjithë botën. Pasi mbërritën në Kinë, atyre iu kërkua të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.
Ata pritet të kalojnë rreth një muaj në Vuhan, në vendin ku koronavirusi ri u zbulua për herë të parë, në fund të vitit 2019. Pekini deri më tani ka kundërshtuar përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur origjinën e virusit, i cili ka vrarë më shumë se 2.1 milionë njerëz në të gjithë botën.
Kina gjithashtu është kritikuar për kushtet që vendosi për vizitën e ekipit dhe teoritë e qeverisë kineze që thonë se faji për shpërthimin e koronavirusit është diku tjetër.
Puna e ekipit të OBSH-së vjen pasi numri i të infektuarve në botë ka arritur në më shumë se 100 milionë persona./CNA.al