Connect with Us

Nga rritja e pensioneve, tek ulja e çmimit të energjisë e karburantit/ Basha nuk harron as çiftet e reja

Politikë

Nga rritja e pensioneve, tek ulja e çmimit të energjisë e karburantit/ Basha nuk harron as çiftet e reja

Publikuar

-

Nga rritja e pensioneve, tek ulja e çmimit të energjisë karburantit/ Basha nuk harron as çiftet e reja

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka premtuar që do të rrisë pensionet me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit.

“Angazhohem se do të risim pensionet me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit me synimin që në fund të mandatit tonë të parë  pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit.  Kudo në Shqipëri takoj njerëz, bashkëmoshatarë apo më të rinj që ndajnë të njëjtën brengë, pamundësinë e prindërve pensionistë për të mbyllur muajin. Kush nuk e di këtë brengë, kush nuk e njeh këtë brengë. Edhe ata që mundohen ta fshehin duke kontribuar nga të ardhurat e veta të pakta , qindra e mijëra prej vëllezërve e motrave, kushërinjve që kemi në emigracion që janë shpresa e vetme, filli i vetëm që i mban prindërit e tyre pensionistë në këmbë. Boll më! Boll më! Ka ardhur koha t’ju garantojmë që të moshuarit tanë të jetojnë me respektin dhe dinjitetin që meritojnë. Dhe ne do të garantojmë që të moshuarit tanë të jetojnë me respekt, që tu plotësohen nevojat bazë, që çdo gjyshe dhe çdo gjysh të jetë i sigurt dhe të ketë vendin e vetë në shoqërinë tonë”, tha kryedemokrati.

LEXO EDHE:  Basha takon ministrin italian/ Në Shqipëri nuk duhet të ketë të paprekshëm

Një tjetër pikë e programit elektoral i Bashës është edhe ulja e çmimit të karburantit dhe energjisë elektrike

“Angazhohem të ul çmimin e energjisë elektrike dhe çmimin e karburante, çka padyshim do të ndihmojë jo vetëm klimën e biznesit por dhe familjet shqiptare. Do t’ju vijmë në ndihmë të gjitha familjeve shqiptare dhe sidomos çifteve të reja pa përjashtuar askënd”, tha Basha.

Gjithashtu Basha premtuar për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës.

“Ne do të mbështesim familjet shqiptare. Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës. Çdo vit të qeverisjes time 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi I plotë I interesave të kredive për strehim, çka do të thotë për ju të sapomartuar apo të sapofejuar apo që doni të hidhni këtë hap në jetë por që nuk keni asnjë mundësi as ta çoni nëpër mend blerjen e një banese, se pas 25 prillit qeveria juaj do të paguaj 100% interesat bankare për çdo kredi që do të merrni për të blerë një apartament apo një banesë”, tha Basha.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Lubonja: Rama ka frikë

Publikuar

-

Nga

“Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Lubonja: Rama ka frikë

Analisti Fatos Lubonja, pretendon se Reforma në Drejtësi ka dështuar.

Për deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Reforma në Drejtësi po funksionon, Lubonja tha se kreu i qeverisë ka frikë.

Analisti deklaroi në emisionin “Real Story” se  rreziku më i madh është që me këta prokurorë dhe  gjyqtarë që ka SPAK, reforma do dështojë.

Problemi për mua është se, çfarë do të thotë Rama me atë që po funksionon Reforma në Drejtësi, është se ai ka frikë. Tani del Iliri, që ka një aleancë me PD. Reagimi i Bashës është se ai nuk ka këllqe që të thotë ose se ky është aleati jonë dhe këtu e keqja është ky tjetri, jo ky. Bën këto lojërat Basha.

Rreziku më i madh këtu mbetet ky, që me këta SPAK-istë e këta prokurorë që kemi ne, reforma në drejtësi është e dështuar. Fakti që ka kapur ca, që nuk janë në politikë, nuk është funksionim i reformës. Edhe Berisha e futi në burg Fatos Nanon, por nuk ishte funksionim. Ne s’e kemi parë funksionimin e reformës në drejtësi dhe se di kur do ta shohim”, theksoi Lubonja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sistemi është prishur”/ Lubonja zbulon “lojën politike” Rama-Meta-Basha

Publikuar

-

Nga

“Sistemi është prishur”/ Lubonja zbulon “lojën politike” Rama-Meta-Basha

Analisti Fatos Lubonja, ka folur mbrëmjen e sotme për Reformën në Drejtësi dhe për situatën politike në vend.

Lubonja kujton një shkrim të tijin të bërë në vitin 2014 dhe aleancën e Edi Ramës me Ilir Metën, në kohën kur ky i fundit drejtionte LSI-në.

Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se dobësia e Ilir Metës është se ai mund të sakrifikohet nga loja politike e të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ndërsa pretendon se tashmë sistemi është prishur.

Sipas tij, sistemin aktual e kanë ngritur bashkë Rama, Meta dhe Basha me lojën e tyre politike.

Më 2014, kur Ilir Meta kishte ditëlindjen, unë kam bërë një shkrim “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”. Aty shkuan rreth 600 veta dhe e celebruan në mënyrën më madhështore. Edhe Rama ishte në krye. Teza ime ishte “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”, sepse ky ishte ca kohë me Berishën, pastaj me Ramën. Por thoja që ky ka një dobësi, se sa herë bëjnë zgjedhje dy partitë e mëdha, meqë populli thotë që ‘ata janë të këqijtë, këta janë të mirët’, atëherë të dyja sulmojnë Ilir Metën.

Domethënë, në atë kohë PD që humbi thoshte se i humbi nga Ilir Meta, se kishte këtë të korruptuarin, edhe Rama këtë tha që nuk ka qeverisur mirë nga Iliri. Kjo është dobësi e Ilirit, që mund të sakrifikohet nga kjo lojë politike. Tani është prishur sistemi, sidomos në zgjedhje, sepse kemi një që nuk e pranon rrotacionin me Ilirin, si shtyllë, tani e do gjithë tepsinë Edi Rama komplet. Sistemin e kanë ngritur të tre bashkë, as që diskutohet”, tha analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi”!/ Frrok Çupi: Meta ka frikë nga Drejtësia

Publikuar

-

Nga

“Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi”!/ Frrok Çupi: Meta ka frikë nga Drejtësia

Analisti Frrok Çupi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku mes të të tjerash ka komentuar dhe deklaratat e Presidentin Meta pak ditë më parë në një emision televiziv.

Ai tha se Meta duhet lënë të bëjë çfarë thotë, duke lënë të kuptohet se i ka vetëm fjalë dhe jo vepra. Çupi deklaroi se Meta ka frikë nga drejtësia.

“Është një flluckë boshe. Jetojmë në një situatë të tillë prej materies, kemi një dum fjalësh dhe fjalët janë të pavërteta. Po flasim për atë që thotë Meta, dhe atij i duhet lënë hapësira të realizojë ato që thotë. Le t’i kapë amerikanët prej veshi. Ambasada këtu është. Ka parë një makth dhe nuk duhet rënë në këtë të Ilirit. Kur flet për votat dhe mbrojtjen e saj s’ka lidhje, s’ka lidhje me qytetarët se nuk është zgjedhur nga ata. Kushtetuta nuk e thotë që ai është garantuesi i Kushtetutës. Është një njeri që rri jashtë palëve dhe vëzhgon të mos shkelet Kushtetuta dhe t’i drejtohet Parlamentit. Viktimat e para të kësaj reforme janë këta. Ka ardhur koha të korret fusha e krimit, të mbushet thesi. Populli nuk i do, dhe ndërkombëtart duan t’i heqin.”/CNA.al

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut, simboli i pazarit të Lulit për protestën e “Astirit”

LEXO EDHE:  “Pa çuar Gjiknurët me shokë para drejtësisë, s’ka integrim”/ Deputeti u nxjerr të palarat Ramës e Bashës

 

LEXO TE PLOTE