Connect with Us

“Ndrangheta”/ Hoxha: Dolën vetëm 1% e përgjimeve, shkrepësja që ndezi zjarrin…

Politikë

“Ndrangheta”/ Hoxha: Dolën vetëm 1% e përgjimeve, shkrepësja që ndezi zjarrin…

Publikuar

-

“Goditja e sotme ishte paralajmërim”/ Artan Hoxha zbërthen skemën, gjyqtarja ishte firma e fundit

Prokurori i antimafias italiane,Nicola Gratteri ka nxjerrë vetëm 1% të përgjimeve nga dosja e “Ndrangheta”. Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha, mbrëmjen e sotme në Abc News.

“Pasi këto histori që kur lindin, lindin të stisura nga ata që e fabrikojnë historinë dhe sapo lind përballet me propagandën e pushtetit, që e ka armën numër një propagandën. Nuk ishte një cështje, sipas meje, e cila do të tundte organet tona. Ajo ka vetëm një referim.

Kjo nuk do thjesht revoltë, është më e thellë se kaq, por vlejti për dicka, na tregoi si ajo video Meta-Prifti, ne të gjithë e dimë si bëhet korrupsioni, por kur e pamë në ekran, “ouuu, ajo na dha atë goditjen, shkrepësja që ndezi zjarrin”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mos na mbani leksione demokracie, por reagoni fuqishëm”/ Shehi apel ndërkombëtarëve

Publikuar

-

Nga

“Mos na mbani leksione demokracie, por reagoni fuqishëm”/ Shehi apel ndërkombëtarëve

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, u bëri apel ndërkombëtarëve të reagojnë fuqishëm për skandalin e vjedhjes së të dhënave.

I ftuar ne Syri tv, Shehi pohoi se edhe intelektualët nuk duhet të heshtin pasi vendi po rrëshket në diktaturë.

“Mundësitë e  së opozitës  për një fitore në 25 prill janë reale edhe përtej akrobacive të Edi Ramës. Ai gabon kur mendon se kontrollon qytetin. Humbja në Tiranë  do jetë e thellë. Ai mendon se duke i rrjeshtuar vartësit dhe qytetarët ato fiton.

Brenda këtyre të dhënave është edhe gënjeshtra e qytetarit, pasi ai do hakmerret për keqqeverisjen. Në Tiranë marrim 20 mandate. Ditën që fitojmë Tiranën, kjo çështje është mbyllur. Në shkallë kombëtare marrim 75 mandate. Vjedhja e të dhënave tregues I tendecës së degjenerimit të institucionit.

LEXO EDHE:  Një leksion kanadez për Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare 

LEXO EDHE:  Meta në konferencë për mediat/ Çfarë propozon për zgjidhjen e krizës

Ky nuk është dhunimi i një Ministri nga një drejtor, është një dhunim masiv. Janë 2 mijë qytetarë që duan të dijnë çfarë bëjnë 900 mijë qytetarë.Po kthehemi në komunizëm tek operativi I zonës, tek shqiptarët tashmë ka një frikë.Këto intelektualët duhet të reagojnë, si do ta shkruajnë librin ata kur ai I PS  e di çfarë ka në libër. Ndërkombëtarët të reagojnë mos të na bëjnë leksione demokracie.  Ata duhet të shkruajnë për këtë skandal.Kjo bandë duhet shkatërruar me votë masive”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetarët “braktisin” Bashën/ Asnjë interes për programet e PD-së

Publikuar

-

Nga

Kush e futi Shqipërinë në NATO?/ Basha i “vjedh” meritat Berishës: Ju e dini rolin tim

Edhe pse jemi në kohë fushate edhe dy javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se është jashtë vëmëndjes së qytetarëve.

Në një intervistë të zhvilluar me gazetarin Ilir Babaramo Basha ka qenë live në rrejtin e tij social facebook dhe tani që interesi i qytetarëve duhet të jetë më shumë se kurrë ai ndiqej nga një numër shumë i ulët qytetarësh, vetëm nga 262 persona.

LEXO EDHE:  Meta uron besimtarët katolikë për Pashkët/ Ditë më të mira na presin!

LEXO EDHE:  Meta në konferencë për mediat/ Çfarë propozon për zgjidhjen e krizës

Duket se premtimet e Bashës dhe programi i PD-së nuk është në interes të  qytetarëve dhe tashmë dëgjohet vetëm nga një pakicë e ngushtë që funksionon brenda PD-së.

Kryedemokrati me gjumin e tij i ka bërë qytetarët të mendojnë se nuk ka ndonjë gjë më të mirë për të bërë apo për të thënë duke e lënë totalisht në hije./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Publikuar

-

Nga

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Partia Socialiste beson se pas 25 prillit do të formojë e vetëm qeverinë e re. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me gazetarin Neritan Sejamini në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania.

“Të jemi realistë. Kemi përballë një konglomerat forcash dhe partish, të cilat i lidh bashkë një betim: Të heqim qafe Edi Ramën. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër përveçse ne të krijojmë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur dhe për të vazhduar gjërat që duhet të bëjmë, shumë gjëra , të cilat u ngadalësuan për shkak të futjes në mes të tërmetit dhe pandemisë dhe shumë gjera të tjera që janë mundësuar tanimë mbi bazat që kemi vendosur”, tha ai.

Ai thekson se nuk sheh forca të ndërmjetme në këto zgjedhje, pasi sipas Ramës të gjitha partitë janë bërë bashkë për të larguar Partinë Socialiste nga qeveria.

LEXO EDHE:  Alarmi për përmbytje/ Meta thirrje qeverisë: Të merren në konsideratë këto paralajmërime serioze

LEXO EDHE:  Deklarata “bombë” e Artan Hoxhës/ Janë tri audio-përgjime, në regjistrim mori pjesë edhe SHIK

“Është një hipotezë teorike dhe më duket jorealiste dhe është e kotë ta diskutojmë, sepse po ju them përsëri se ne jemi përballë një konglomerati, i cili është krijuar me oportunizmin e të qenit gjithë bashkë për të hequr Edi Ramën edhe për të larguar PS nga qeveria. Nuk ka forca të ndërmjetme, por janë forca që rrëmojnë në një drejtim. Unë nuk shoh forca të ndërmjetme”, tha ai.

LEXO TE PLOTE