Connect with Us

Mediat italiane e bëjnë të kryer, një senegalez pranë Apolonisë së Fierit

Sport

Mediat italiane e bëjnë të kryer, një senegalez pranë Apolonisë së Fierit

Publikuar

-

Ismaila Diop do të jetë lojtari i Apolonisë së Fierit. Mediet italiane bëjnë me dije që qendërmbrojtësi senegalez i ka dhënë fund aventurës së tij për të luajtur me fierakët në këtë sezon futbollistik. Siç raporton “youtvrs.it” ka pasur bisedime mes tij dhe trajnerit Camarata që duket se ia njeh mirë vlerat.

Portali italian saktëson se: “Diop është shumë pranë ekipit të Superligës, te Apolonia e Fierit, ekuivalent i Seria A. Sigurisht është një lloj futbolli tjetër krahasuar me atë italian, ku ai do të kërkojë vazhdimësinë që nuk e kishte te Fermo në këtë pjesë të sezonit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Milan-Udinese, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Në orën 20:45 do të startojë sfida Milan-Udineze, e vlefshme për javën e 25 të Serisë A italiane.

Në këtë sfidë skuadra e Stefano Piolit vjen pas fitores së rëndësishme ndaj Romës në transfertë, ku kuqezinjtë dëshirojnë një tjetër sukses për të vijuar me rezultatet pozitive dhe për të krijuar vazhdimësinë që kishte në javët e kaluara.

Milani vjen me mungesa të rëndësishme në këtë takim ku mungon Ibrahimoviç për arsye dëmtimi dhe për arsye të pjesëmarrjes së tij në Sanremo, Mario Manxukiç, Benaser dhe Çalhanollu të cilët janë të dëmtuar.

FORMACIONET ZYRTARE 

MILAN – (4-2-3-1): Donaruma; Kalulu, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez; Tonali, Kesi; Kastijeho, Brahim Diaz, Rebiç; Leao. Trajner: Stefano Pioli.

UDINEZE – (3-5-1-1): Muso; Bekao, Bonifazi, Nojtik; Molina, De Pol, Makengo, Arslan, Zigelar; Perejra; Nestorovski. Trajner: Luka Goti.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Tërbohet” Safet Gjici: Turp i madh, Laçi nuk fitonte kurrë ndaj nesh

Publikuar

-

Nga

Safet Gjici ka shpërthyer ndaj arbitrit Klajdi Kola, pas humbjes 1-2 ndaj Laçit në “Elbasan Arena”. Në një deklaratë ekskluzive për “Panorama Sport”, presidenti i nderit të skuadrës verilindore, ndër të tjera u shpreh:

“A e patë ju çfarë arbitrimi që bëri ai? Çfarë penalltie të turpshme dha? Shumë turp! Po tendencioze është se nuk ka rrugë tjetër. S’ka kuptim tjetër. Nuk është hera e parë.

Pa diskutim që do të fitonim. Ju e patë se çfarë loje kishte Laçi dhe çfarë loje bëmë ne. Arbitri, çdo lloj faulli e jepte atje ku rrezikohej që ne të bënim gol. Turpi më i madh është për penalltinë. Është një turp”, deklaroi Gjici.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zbulohet axhenda/ Spikasin 2 supersfida, ja kur do të luhet java e 23-të e Kategorisë Superiore

Publikuar

-

Nga

Kategoria Superiore do të rikthehet ditën e diel, ku janë planifikuar të zhvillohen 3 sfidat e vlefshme për javën e 23-të. Spikat dueli mes Partizanit dhe Skënderbeut që do të zhvillohet në orën 16:00, teksa në orë 13:00 do të luhen 2 sfidat e tjera, ato mes Kastriotit dhe Tiranës si dhe Bylis-Teuta.

Kjo javë do të mbyllë siparin ditën e hënë me 2 sfidat interesante. Në orë 13:00 luhet takimi mes Laçit dhe Apolonisë, ndërkohë që në orën 16:00, është planifikuar të zhvillohet përballja mes Vllaznisë dhe Kukësit.

Java 23 (7-8 mars)

Të dielën

Bylisi-Teuta 13:00

Kastrioti-Tirana 13:00

Partizani-Skënderbeu 16:00

Të hënën

Laçi-Apolonia 13:00

Vllaznia-Kukësi 16:00

LEXO TE PLOTE