Kronika
“Më kanë braktisur të afërmit”/ Si i dha fund jetës i dënuari në Peqin, i kishin mbetur dhe dy vite

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Peqin, ku një i dënuar i dha fund jetës duke u vetëvarur.
Mësohet se Gjergj Selimi në bisedat me të dënuar kohët e fundit kishte deklaruar shpesh braktisjen nga të afërmit.
Gjithashtu afrimin e fundit të dëmit dhe daljen në liri e shikonte si një periudhë edhe më të vështirë për jetën e tij, ndërsa i trembej dhe hakmarrjes, gjë që e përsëriste shpesh herë.
Selimi kishte bërë 20 vite burg për vrasje, ndërsa nuk dihet se edhe sa vite burg i kishin ngelur.